• |
ide | kryesore

Strakosha në podiumin e portierëve në Europë: Lazio kërkon ta blindojë

F1, Sport



I treti në Europë për përqindje pritjesh, Lazio është gati ti rinovojë kontratën portierit shqiptar: marrëveshja e tij me klubin përfundon në 2022, por bardhekaltrit duan ta zgjasin deri në 2025. Foto, i ati, duhet të jetë krenar. Cdo ditë që kalon i biri Thomas bëhet edhe më i madh, aq sa të nisë të errësojë mitin e tij. Sepse Foto Strakosha, nuk është një personazh i cfarëdoshëm në Shqipëri – shkruan Gazzetta dello Sport -. Kapiten i kombëtares kuqezi në vitet ’90, ka qenë e vazhdon të jetë një ikonë e futbollit në vendin e shqiponjave. Por i biri Thomas, prej katër vjetësh portieri i Lazio e prej dy në portën e të njëjtës kombëtare, në të cilën i ati ishte një emblemë, ka arritur tashmë një nivel që e vendos gradualisht në të njëjtën pozitë me atë atij. E është vetëm 25 vjec.

NË PODIUMIN EUROPIAN — Portieri lacial është tashmë portieri i tretë më i mirë në europë në sezon. Klasifikimi është ndërtuar jo në bazë të numrit të golave të pësuar (shifra që do të ishin sigurisht relative) por mbi përqindjen e pritjeve të arritura. Strakosha ka neutralizuar 77,88 % të goditjeve të marra. Në pesë kampionatet europianë kanë bërë më mirë vetëm portieri i Liverpool Alisson (80,36 %) e ai i Reims Rajkovic (79,07 %). Nga ana tjetër, me 23 gola të pësuar në 26 javë, Strakosha udhëheq mbrojtjen më pak të mundur të Serie A. E merita nuk mund të jetë vecse e tij, pa anashkaluar mënyrën se si Lazio po kujdeset këtë vit për fazën difensive. Podiumi europian është një medalje që i shtohet arritjeve të përmbushura nga portieri bardhekaltër. Duke nisur nga Kupat e fituara me Lazio: Superkupa e 2017, Kupa e Italisë në 2019 e Superkupa e dhjetorit të kaluar. Trofe në të cilët Strakosha ishte vendimtar.

RINOVIMI FARE PRANË — Rritja e tij e dukshme ka tërhequr interesin e shumë klubeve europianë. Sidomos në Premier, ku emri i tij ka përfunduar në axhendën e shumë shoqërive. Kontrata e tij me Lazio skadon në 2022, por mund të zgjatet shpejt deri në 2025 me një prekje të pagesës (Strakosha fiton dicka më shumë se një milion në vit). Është shpërblimi që klubi i tij dëshiron ti japë, por njëkohësisht edhe për ta blinduar, duke parë rreziqet që vijnë nga jashtë. Thomas po jeton momentin e tij të artë me natyrshmërinë e zakonshme, atë qetësi që e lejoi të përballonte pa stres debutimin në Serie A në moshën 20 vjecare e pastaj të ngjiste shkallët që e kanë sjellë këtu ku është sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *