• |
ide | kryesore

Tifozi i vogël humb jetën nga kanceri, Dzeko shkruan letrën prekëse: “Je frymëzimi im”

Sport



Me një gjendje emocionale të ngarkuar, Edin Dzeko ka dashur ti japë lamtumirën Eman Salic, tifozit të vogël boshnjak prej një viti i sëmurë me kancer që u shua të enjten, pa arritur të kurorëzojë ëndërrën e tij të madhe për të takuar sulmuesin e Romës e kombëtares së Bosnjes. ” I dashur Eman, vetëm një vit më parë, duhet të ishim takuar dhe njohur. Fatkeqësisht, sëmundja ta ndaloi – shkruan shtatlarti – Për mua është një ditë e zezë, sepse mora lajmin e ikjes tënde të parakohshme. Nuk arrita të të thosha sa krenar isha për ty. Je frymëzimi im, lufta jote ishte heroike”.

POSTIMI I DZEKO
“I dashur Eman, vetëm një vit më parë, duhet të ishim takuar dhe njohur. Fatkeqësisht, sëmundja ta ndaloi e u detyrove të qendrojë në shtrat në spital. E kështu komunikuam me video-mesazh që e kujtoj se të ishte dje. Më thanë se ishe shumë i lumtur e se buzëqeshe gjithë ditën. Kujtoj që ishte edhe një ditë e bukur, me diell! Sot ishte një ditë e ngjashme, të paktën për motin, por për mua është një ditë e zezë, sepse mora lajmin e ikjes tënde të parakohshme. Nuk arrita të të thosha sa krenar isha për ty, vogëlush kurajoz, që luftove kundër kësaj sëmundje të tmerrshme. Je frymëzimi im e nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde të sjellshme dhe sytë lozonjarë. Nuk arrij aq ta imagjinoj dhimbjen e prindërve të tu, lufta jote ishte heroike. Tani je në një vend më të mirë, ku asgjë nuk mund të të bëjë keq, na le kujtimin e një djaloshi kurajoz e të vendosur që kishte një zemër të madhe sa bota”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *