• |
ide | kryesore

Uefa fikson datën për finalen e Champions League

F1, Sport



Futbolli pritet të rinisë, fillimisht me stërvitjet e pastaj me kompeticionet kombëtare, por për të gjitha duhet datat për të përcaktuar edhe rrugëtimin e tyre. E sic duket gjërat do të shkojnë sipas asaj që qeveria europiane e futbollit ka menduar, sepse tani ka një datë për finalen e Champions League: ‘Uefa ka rrethuar në kalendar të shtunën e 29 gushtit.

Ndeshja, sipas programit fillestar, do të zhvillohet në stadiumin Ataturk të Stambollit. Vullneti i të gjithëve është për të cuar deri në fund kompeticionin, por edhe nuk është e qartë formula që do të ndiqet. Po punohet për ndeshje teke e final four, por gjithcka do të varet si do të zhvillohet pandemia botërore e covid-19.

Idea është ajo për të filluar të luhet brenda fundit të korrikut ose në fillim të gushtit për të arritur më pas në takimin final para shtatorit. I njëjti diskutim vlen edhe për Europa League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *