• |
ide | kryesore

Ilir Selmani mohon akuzën për vrasjen e Santiago Malkos, gjykata e lë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Porsaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” Ilir Selmanit, I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.


Mësohet se Selmani nuk ka pranuar akuzën e vrasjes me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal


35-vjeçari u arrestua pasditen e 16 prillit  në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” nga efektivët e e komisariatit nr.2 në zonën e Xhamllikut.

35-vjeçari u prangos në lulishten e pallatit, zonë shumë pranë vendit të vrasjes së Santiago Malkos. Në momentin e arrestimit, Selmanit iu sekuestrua edhe një pistoletë me fishek në fole, ndërkohë që bashkë me të u shoqërua edhe shoku me të cilin ndodhej kur u ndalua nga efektivët e policisë.

35-vjeçari Selmani kishte marrë me qira një hyrje në katin e 8, katin e fundit të pallatit, hyrje e cila disponon dhe dalje në tarracë.

Edhe para hetuesve është shprehur ndër të tjera se ngjarjen e kishte mësuar në televizor, dhe se viktimën nuk e njihte. Mes të tjerash, Selmani ka treguar edhe pse dilte i armatosur në rrugë, duke thënë se i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e tij.

1 Comment

  1. O JEVG MUTI TREGOJI SHOKËT SE NARDI ME ERLISIN TË SHITËN TE POLICIA , ATA DO IKIN NË SHBA KU KANË ÇUAR SCHATZIN BAAHKË ME LEKËT SE ME SHBA NUK KEMI MARRËVESHJE EKSTRADIMI, DHE NË SHBA DO SHESIN DEPUTETIN QEFALIA QË ËSHTË ANËTAR I KOMISIONIT TË SIGURISË NË PARLAMENT QË JU MBRONTE DERI
    VONË SE JU PËRDORTE TANI FILLOINTJU SHESË.FOL SA NUK ËSHTË VONË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu