• |
ide | kryesore

Iniesta i frikësuar nga depresioni: “Stadiumi plot më dëshpëron”

Sport



Fantazmat e Iniestas janë rizgjuar nga koronavirus. “Sa herë që shoh foton e një ndeshje apo stadiumi plot, ndihem i dëshpëruar”, ka rrëfyer Andres për Guardian. Kampioni spanjoll, ish-ylli i Barcelonës që fitoi gjithcka, po kalon ditët e vështira në shtëpinë e tij në Kobe, në Japoni, ku jeton që kur u largua nga Barcelona. Fusha është larg e ai vuan. Ditë vetmie dhe një pritje që dobëson nervat, e në sfond është kujtimi që nuk është fshirë kurrë, i kohës kur u përfshi në humnerën e depresionit. Një kohë e largët dhe e kaluar, por që duket sikur dëshiron të trokasë përsëri tek porta.

Koronavirus e bllokimi i kampionatit kanë trazuar jetën e dytë sportive të Iniesta, kampion bote e Europe me Spanjën, futbollisti gjenial i gjeometrive të futbollit, aq shumë i dashur nga të apasionuarit e futbollit. Tani luan për Vissel Kobe, stacioni i fundit përpara se të tërhiqet, por këtë herë kampionati nuk pati kohë as të fillonte në 21 shkurt, sepse në 25 u ndalua për shkak të Covid-19. Që atëherë, 55 ditë mes pritjes e shtyrjeve të vazhdueshme.

Që kur shpërtheu pandemia, kampioni spanjoll jeton i mbyllur në shtëpinë e tij në Kobe me gruan dhe katër fëmijët, i fundit nga të cilët vetëm pak muajsh. Nuk del gati kurrë, edhe pse mundet: lajmet nga Spanja na “kushtëzojnë”, thotë. Kështu bën gjimnastikë në shtëpi e pret. “Do të ketë një para e një pas koronavirus”, komenton ai, duke ëndërruar ditën kur mund të luajë përsëri.

“Nga fillimi i pandemisë – thotë Iniesta – shkollat u mbyllën, manifestimet e masës u anulluan. Përdorimi i maskës e masave higjenike këtu janë gjëra normale e kjo ndihmoi në pengimin e shpërndarjes së virusit. Tani vetëm po presim, duke qendruar në shtëpi, duke dalë sa më pak të jetë e mundur. Në terma afatshkurtër e afatmesëm, virusi është i destinuar të ketë një impakt social e ekonomik në të gjithë nivelet. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *