• |
ide | kryesore

Johnny Depp i bashkohet Instagram, thyen rekord ndjekësish

Paparazzi, Slider



Johnny Depp i është bashkuar Instagramit, dhe menjëherë ka arritur një rekord ndjekësish në vetëm dy ditë.

Aktori 56-vjeçar ka aktualisht mbi 2, 7 milionë ndjekës në profilin e tij privat nga data 16 prill kur hapi profilin e tij.

Ai bëri një postim të gjatë tetë minutësh të enjten në mëngjes, dhe e përdori atë për të adresuar pandeminë e koronavirusit, si dhe për të lënë një mesazh në dukje për konfliktin e tij të gjatë me ish-bashkëshorten, Amber Heard, shkruan DailyMail.

“Në një shënim më personal, ju falënderoj të gjithëve për mirësinë tuaj, mbështetjen tuaj të palëkundur dhe forcën tuaj gjatë këtyre viteve”, tha aktori i “Pirates of the Caribbean” drejt fundit të videos.

Depp shprehet se deri më sot nuk ka pasur ndonjë arsye për t’iu bashkuar rrjetit social.

Ai tha se tani është “koha për të hapur një dialog”, duke shtuar se “kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të paarritshme dhe dëme në jetën e njerëzve”.

Depp ka publikuar edhe një projekt të tijin muzikor në bashkëpunim me Jeff Beck të titulluar “Isolation” që i përshtatet më së miri situatës në të cilën po jetojmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *