• |
ide | kryesore

Juventus përgatit rrëmbimin e dytë në Napoli: Milik refuzon rinovimin sepse ka ofertën e Sarrit

Sport



Mauro Icardi ka një konkurent të fortë, shumë madje, në gjuetinë për fanellën numër 9 të Juventus: bëhet fjalë për Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak është futur me forcë në listën e ngushtë të lojtarëve që sezonin e ardhshëm mund të veshë fanellën bardhezi në vend të Higuain.

Milik është zgjedhja e parë e Maurizio Sarri, që e preferon përpara “Maurito”, jo vetëm për cështje teknike apo taktike. Milik e njeh mirë Sarrin, Serie A e është 26 vjec, që do ti lejonte Zonjës së Vjetër një futbollist të ri, duke ulur kështu moshën mesatare disi të lartë. Për aftësi personale, polaku do të ishte shoku perfekt i repartit për Cristiano Ronaldo e Dybala.

Për këtë arsye Agnelli, që ka vendosur të japë gjithë mbështetjen e duhur trajnerit toskan, ka dhënë mendimin e tij pozitiv për këtë operacion. Paratici është vënë në lëvizje në kohën e duhur e ka siguruar aprovimin e stafit të lojtarit. E pikërisht kjo është arsyeja pas refuzimit të vazhdueshëm të Milik për rinovimin e kontratës, në skadencë në qershor 2021, nga ana e Napolit.

Për momentin është e vështirë të flitet për shifra, duke parë situatën për shkak të emergjencës koronavirus, por natyrisht emri i Milik duke ai më i besueshmi në listën e Juventus. Gjithnjë nëse e lejon De Laurentiis, që nuk do të jetë aspak i kënaqur të shohë ti rrëmbehet një tjetër lojar nga bardhezinjtë, pas Gonzalo Higuain.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *