• |
ide | kryesore

“Në 8-9 ditë familja ime u sëmur”: De Bruyne beson se infektimi ndodhi në karantinë

Sport



Kevin De Bruyne mund të ketë rënë në kontakt me koronavirus gjatë karantinës me familjen. Ka qenë vetë mesfushori belg i Manchester City që ka zbuluar situatën e frikshme gjatë një interviste për Sky Sports UK. “Në fillim të ‘lockdoën’ familja ime u sëmur për 8 apo 9 ditë – shpjegoi ai -. Nisi me djalin më të vogël, pastaj më të madhin e në fund gruan time, por nuk e di nëse kishim apo jo koronavirus. Për fat e kaluam dhe dy apo tre javët e fundit kanë qenë vërtetë të mira, kemi gjetur një rutinë e jemi në rregull kështu”.

Mesfushori strategjik i skuadrës së Guardiolas tregon karantinën e tij. “Dy javët e para ishin të cuditshme sepse nuk e dija cfarë do të ndodhte – shtoi ai – Kështu arrita të siguroj një tapis roulant për tu stërvitur në shtëpi. Kam bërë not, sepse kam fatin të kem një pishinë në katin e poshtëm. Tani bëj vrap e me ditë alternoj notin e suhtrimet e tjera. Nuk jam tipi që ulem një apo dy orë në palestër. Mërzitem ti bëj gjërat vetëm, kështu që preferoj të vrapoj, ku merrem me veten duke dëgjuar muzikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *