• |
ide | kryesore

Sarri ka një rival të ri: “Ëndërroj Juventus, por jo për miqësinë me Agnelli-n”

Sport



Paulo Sousa nuk i fsheh ambicjet e tij: “Kam ëndërruar gjithnjë një skuadër që të më japë mundësinë të stërvis kampionë e të provoj të fitoj e Juventus është padyshim i tillë”, ka thënë tekniku aktual i Bordeaux për Tuttusport. Sousa ka theksuar se nuk është në kërkim të rrugës shkurt për të arritur tek bardhezinjtë: “Nuk do të doja të arrija kurrë tek Juventus për miqësinë që kam me presidentin Agnelli – shpjegoi ai – Më pëlqen që një ditë ta meritoj atë pankinë, sepse besojnë se mund të jap dicka”.

Ish-trajneri i Fiorentinës ka dhënë mendimin e tij edhe mbi administrimin teknik aktual të bardhezinjve, me të cilët portugezi është shpallur kampion Europe në 1996: “Sarri ishte një zgjedhje kurajoze, por shumë e mirë. Është një trajner i shkëlqyer, që sipas meje ka lënë gjurmën e tij në futboll, për lojën që propozon e për mënyrën e të qenit. Personalisht ka qenë gjithnjë bukur të përballesha me të, sepse është një trajner që të stimulon një mendim futbollistik superior. Besoj se është një fitues, si tregoi tek Chelsea”.

Fjalë admirimi për Cristiano Ronaldo: “Ai e Juve janë bërë pëqr njëri tjetrin. E njëjta kulturë pune, i njëjti mentalitet, i njëjti organizim për të arritur një objektiv: fitoren. Duke veshur fanellën bardhezi ka bërë ndodhta zgjedhjen më të mirë në karrierë. Lajtar i pashtershëm? Ndoshta po”.

Pastaj edhe një batutë për Chiesa, që Sousa e ka parë të rritet: “Jam i bindur se do të bëhet një kampion, i ka të gjithë kualitetet e karakteristikat e nëse do të shkojë në një klub të madh si Juventus do të ishte avantazh edhe më i madh, sepse në kontakt me kampionë të mëdhenj, mund të frymëzohet e të mësojë. Ai është tipi që i pëlqen të mësojë, e shoh mirë në një klub të madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *