• |
ide | kryesore

Analiza/ Koronavirusi, shpëtim apo shkaku që Europa do të shembet

Kryesore, Lajme



Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një paralajmërim të fortë për homologët e tij të BE kur tha se blloku po përballet me një “moment të së vërtetës”. Ai argumentonte se kriza COVID-19 ka forcuar nevojën për solidaritet më të madh midis vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht atyre vendeve që janë më të rrezikuar nga efektet ekonomike ku përfshihen Spanja, Italia dhe Portugalia.

Udhëheqësi francez shtoi se “tani ishte koha e duhur për të lëshuar “korona-bond”-in i cili do të bashkonte borxhin e shteteve anëtare dhe do të zvogëlonte barrën mbi to. Atëherë blloku mund të lëshojë një borxh të përbashkët me një garanci të përbashkët. Por, Austria, Holanda dhe Gjermania e kundërshtojnë këtë plan.

Teksa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u detyrua të kërkojë një falje të fortë për Italinë për mënyrën se si BE-ja i është përgjigjur kërkesës së këtij vendi për ndihmë gjatë kësaj kohe, Macron beson se nëse blloku nuk bie dakord që të lëshojë “korona-bond” nuk do të jetë larg fundi i eurozonës.

Në fillim të këtij muaji, ministrat e financave të BE arritën dakordësinë për një paketë mbështetëse prej 438 miliardë £ për kombet më të prekura nga pandemia dhe një përfitim 240 miliardë euro në kredi përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit. Sidoqoftë, këto vendime nuk kanë arritur të frenojnë tensionet e vazhdueshme midis vendeve të Evropës.

Analisti Andreas Kluth thotë për Bloomberg se koronabondi mund ta shpëtojë ose mund ta fundosë Eurozonën. Vende të tilla si Spanja dhe Italia, të cilat vuajnë më shumë nga koronavirusi, do të kishin qasje më të lirë në paratë e nevojshme për t’u rikuperuar. Por Gjermania, e cila merr hua me norma negative, do të paguante vetëm kosto me interes më të lartë. Dhe kjo situatë nuk do të ishte kaq e lehtë.

Ndaj vendet e Europës Veriore tremben se qeveritë e Europës Jugore do të mund të taksojnë më pak qytetarët e tyre dhe të shpenzojnë më shumë duke ditur që do të kishe vende si Gjermania që do të paguanin kreditorët.

Atëherë ku po shkon Eurozona? 

Kluth thekson se ka dy skenarë si eurozona mund të shkatërrohet në të ardhmen. Nëse veriu kundërshton me të gjitha format emetimin e borxhit gjë që do të çojë në një rritje të mbështetjes për politikanë si Matteo Salvini, thotë se do të heqë vendin e tij nga euro dhe që pranon para nga Kina.

Në krahun tjetër për shkak se shumë vende të Evropës Veriore janë të pakënaqur që të paguajnë për shtetet e jugut, qeveritë nacionaliste në veri mund të braktisnin eurozonën. Sido që të jetë, Macron ka të drejtë – një marrëveshje e thellë duhet bërë për daljen nga kjo krizë, përndryshe shanset që BE të shembet do të rriten. ©Nga InsideOver përktheu LAPSI.al



13 Comments

  1. Media ka monitoruar liderin e opozitës ku vetëm në tre ditë ka kryer pesë sponsorizime, ku shumat financiare dhe burimet e tyre nuk bëhen transparente.

    Se cili është motivi që një lider opozite të sigurojë audiencë në këtë formë duke dhënë para, këtë e di vetëm Basha i cili mbase duhet këshilluar se si duhet të frymëzojë dhe jo si të pagojë.

    1. Ty te ka kareps rilindja trute. Clidhje ka Basha ktu o injorant?
      Juve dhe po tju qi Edi robt e shpis prap do e doni, biles akoma me shume. Njerez pa dinjitet, vemje te shoqerise njerezore, per te perfituar nje a dy sufflaqe ne dite jeni gati te hidhni poshte Atdheun.

    2. sa her qe ne bot njerzit jan meshtetur tek e verteta ,kan shpetuar ,sepse e verteta ka qartesi gjalliri siguri zgjillje paqe shpres ,sepse e verteta ka vlerat eshte vula e gjitha zgjilljeve,dhe sa her njerzimi eshte larguar nga e verteta jan ndier te paqart ,pa shpres siguri zgjillje paqe shpetim sepse rruga e interest ,I fut palet ne padrejtesi dhe padrejtesia eshte rrug problemesh pa zgjillje me perfundim shkatrrimin, ketu merren dhe pergjigjet ,se ke do gjellin ate do arrin

  2. Merrni ore Shkulakun nga fshati qe ti japi zgjidhje dhe zgjedhje Europes se Shqiperise dhe Kosoves ja tregoi qarte se si shkohet ne nevojtore.

  3. Makron zgjebja. Ata qe e kundershtojne borxhin bejne sh mire. E vetmja gje qe mund ti shpetoje ne kete felliqesi qe kan gatuar kushedi se ku… mender macroni. plera.

  4. opozita ende nuk është çliruar nga sindromi i Berishës ose bashkëjetesa me të keqen. Të gjithë ata që mund ta trajtojnë veten si fajkoj në PD, në të vërtetë ecin sipas gjurmës që lë Berisha. Nëse ai flet për të keqen, ata rendin të gjejnë të keqen. Nëse Berisha rend për të gjetur kufoma, edhe ata rendin po ashtu. Sa më e madhe të jetë e keqja, aq më tepër ka një ndjenjë të brendshme ngazëllimi, sikur përmes kësaj të keqeje mund të largohet Rama nga pushteti dhe të vijnë ata.Mos u merzit o shpellkari AS se lulushi del me plane e pika e urdhera nga fcb qe i paguan,me cfare ku punon lulushi sot

    1. Ore kërriç !
      Këtu bëhet fjalë për situatën që ka krijuar pandemia për shtetet antare të BE e rrezikun e daljes nga euro e si pasojë edhe rrezikun e shkërmoqjes së BE.
      Ty të ka ngelë mëndja vetëm tek Berisha e sipas teje qenka ai që po e shkatëron jo vetëm Shqipërinë por edhe BE.
      Ndonëse nuk më pëlqen që në komente të publikohen sharrje të ndyra rrugaçërore me gjuhë banale, pasi ato mund ti lexojnë edhe fëmijtë, ju jap të drejtë disa komentuesve që të përgjigjen po me të njejtën monedhë, gjuhën rrugaçërore, të vetmen gjuhë që kupton truri tënd i sakatosur.

  5. Ore kërriç !
    Këtu bëhet fjalë për situatën që ka krijuar pandemia për shtetet antare të BE e rrezikun e daljes nga euro e si pasojë edhe rrezikun e shkërmoqjes së BE.
    Ty të ka ngelë mëndja vetëm tek Berisha e sipas teje qenka ai që po e shkatëron jo vetëm Shqipërinë por edhe BE.
    Ndonëse nuk më pëlqen që në komente të publikohen sharrje të ndyra rrugaçërore me gjuhë banale, pasi ato mund ti lexojnë edhe fëmijtë, ju jap të drejtë disa komentuesve që të përgjigjen po me të njejtën monedhë, gjuhën rrugaçërore, të vetmen gjuhë që kupton truri tënd i sakatosur.

  6. O stalin e lenin qe botoni komentet nga dy here se e keni kete privilegj ju stafi,lexojeni mire ato qe une shkruaj ku ka sharje ne ato rreshta,por dhe ju si salihu qe sheh vdekje e varre dhe ju shikoni sharje,por ju e meritoni te qenurit shpellkar

  7. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?Thote salihu ne fcb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *