• |
ide | kryesore

Basha nxjerr planin me 5 pika për të dalë nga emergjenca

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një plan me 5 pika për dalje nga situata. Kreu i opozitës thotë se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Basha thotë se izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

5 PIKAT E PLANIT TE BASHES PER DALJEN NGA EMERGJENCA

1. Sa më shumë testime
Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.

2. Gjurmimi i burimit dhe i kontakteve
Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.

3. Mbështetje për shëndetësinë
Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim.

4. Matjet dhe menaxhimi i situatës
Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra. Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

5. Tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë
Rifillimi kërkon përshtatjen me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.



26 Comments

  1. plani eshte OK

    je OK qe prej kohes se cadres me ca thua

    Nuk je OK me ca ben

    Ke or mik strategji te heqesh nga pushteti edi ramen apo strategjia eshte fol mire se dukesh cun i mire

    cun te mire ne politike nuk ka .

    politian i mire eshte ai qe mban deri diku premtimet e fushates. jo te gjitha.

    ti a ke plan per te ardh n pushtet apo je tu prit te merzitet apo te ngopet rama ???

    nese nuk e kuptuar, Rama nuk ka te ngopur. edhe per tu lodhur veshtire se lodhet se eshte ende i ri . as moshen e fatosit as te saliut nuk e ka. e as tu merzit nuk ka per tu merzit Rama.

    ke noi plan per te ardhe ne pushtet apo ke ne plan te themi qe je opozitar i mire por qe ska per ardh asnjehere ne pushtet??? llaf i mire gur ne trajse

    Merr pushtetin o palle

  2. Lulzim , po qendroj te nje pjese e pikes “4”.. ,” menaxhimi i situates”..
    Ne rastin e grabitjes se 40 milion eurove me letra te fallsifikuara te unaza e re dhe te nja 20 – 30 milon eurove te tjera te Kesh, kishe plotesisht ne dore te menaxhoje lehtesisht ne maksimum situaten , por fatkeqesisht nuk kishe fuqi per shume arsye…..

  3. Po ky kari cdo dite del me plan masash per bujqesine,arsimin,spitalet ..por sic duket e degjon vetem e shoqja .
    Edhe miu ka qejf te thote ndonje karrlik qe jam gjalle.

  4. Doli kellira tjeter i surrelit. nr2. Tani presim te dali nr3 likja. pastaj nr4 rr elb. e keshtu me rradhe. o shqiptar te mjer

  5. Plani lulush,nje pike ja mori italise nje japonise nje korese nje turqise nje gjermanise dhe nga vila 2 milionshe duket qe eshte lodhur lulushi,por sot kishte harruar ti jepte urdher 24 ore rames,shpellkaret ketu larte kerkojne te maresh pushtetin,ato kane vetem nje alternative qe duhet te keshe ti ate te salihut Molotov e Tritol sa per rremuje se pushtetin meret me vote

  6. O kryetar i opozites, a ke na i plan ti me detaje me ardh ne pushtet, a ke plan per vende te reja punesimi, a ke plan me sjell investitor , a ke plan me shkaterru korrupsionin, apo do vazhdosh si Rama qe dikur thoshte do fus ne burg zyrtaret e korruptuar, por kur mori pushtetin i beri me te pasur se ç,ishin dhe ndihmoj vetem oligarket

  7. Qe jemi larg me te kuptuarit demokraci, e shtet qe lufton per demokracine, jemi, sepse akoma egzistojne mendime qe o me force ta marrish pushtetin ose s;ka,Situatat qe po kalon populli yne, njera pas tjetres sot jane demtuese per planet, e veprimet opozitare per permbysjen e ketij sistemi banditesh, andaj puna me njrezit, kuptimi qe kane ata per jeten e perditeshme qe varen nga ky pushtet shfrytezues eshte me mire se thirrjet per rrevolta, protesta, e revolucion. Keto sot, per sot ne kete kohe epidemike, e termetesh,nuk jane kohore. Qe te luftosh kete pushtet duhet me shume pune me njerezit e shtresave qe vuajne, e qe po rropaten por qe nuk kane perkrahje, sepse politka opozitare sheh ne programe pak me lart se dyshemeja e popullit, dhe kjo sot e demton si opinionin per opoziten, por edhe simpatine per kryetarin e saje.Duhet patur nje gje parasyshe ama, se sa denoncime ka bere opozita ne prokurori per banden shteterore e oligarket e saje, por sa eshte vene ne pune kjo prokurori. Andaj , kuptohet se ketu e ka marre ferre uraten, e se funksioni shteteror eshte i deshtuar, pasi institucionet ligje zbatuese jane blere, e kompromentuar nga sistemi rilindje, e nga vampiri RAMA,per ket duhet qe te ngrihemi e ta rrezojme kete diktature te kelysheve sepse lulunia e tyre sa vjen e shton presionin e diktaturen ndaj njerezve te varfer, e perfundimisht njerzit e trembur, nuk i afrohen opozitarizmit, jo nga pa aftesia e drejtueseve te saj, por se nje popull i trembur, e pa buke, eshte lehte ta komandosh sic po vepron ky gollofi Rama.

    1. Populli ky eshte, nuk jemi ne hollande ketu! Rama ai eshte nuk do e ndryshojme ne.
      Opozita eshte aty per ti shkurtuar ditet nje qeverie super te korruptuar, sot me shume se kurre kjo eshte vitale!
      Sa here therritet populli bulevardi eshte plot, populli e ben te veten sado fshatar jemi aty na ke!
      Nese nuk di ca te beje, te japi dorheqjen! Do dali nje “lider” qe e meriton kete term, çuna te mire kemi plot, na duhet nje lider!

  8. Do te thoja se eshte nje plan ekselent , por vetem pse ja sygjeron ti , ai , i gjati ine nuk ka per ta bere . Kjo eshte nje marrezi me vete per te dhe nje fatkeqesi per ne qe te kemi per kryeminister nje kokmushk e te pagdhe . Thirri mendjes o i gjati ine , quhet karantine . Domethene dyzet dite dhe jo dyzetmuaj .

  9. I njohur tashmë nga të gjithë si “doktor vdekja” për shkak të qëndrimeve skandaloze të mbajtura në raport me luftën që po bëhet kundër Covid-19, Sali Berisha ka vijuar të numërojë arkivolët në të gjithë vendin.

  10. Vertet prokuroria nuk po punon kane dy vjet qe sorollaten shtyjne gjygjin e lulushit ate te lobimit rus te parave te pista,per regjine e babales qe nuk e moren fare si te pandehur por ja futen salianjit,per ndertimin e shteses 240m te shtepise,per 4 burrat e vrare per Qef te pushtetit,por kjo prokurori Po fle mbi dokumenta sic eshte dhe vjedhja e 250 milion eurove te rrkombit,keto jane dosje

  11. Media ka monitoruar liderin e opozitës ku vetëm në tre ditë ka kryer pesë sponsorizime, ku shumat financiare dhe burimet e tyre nuk bëhen transparente.

    Se cili është motivi që një lider opozite të sigurojë audiencë në këtë formë duke dhënë para, këtë e di vetëm Basha i cili mbase duhet këshilluar se si duhet të frymëzojë dhe jo si të pagojë.

  12. Ky lapangjoz b…shitur qe ka zhdukur dosje me krime lufte ne kosove qe ka vjedhur e shitur det qe ka vrare… dhe ndan tepsi me timonin e surrelit …hahaha o injorant i pashkolle. vilat mire?!

  13. Sikur te kishte halla koqe i thone kesaj o Luleshtrydhur nga KArdi Ramadani. Perse nuk ngre zerin per lirite e mohuara te shqiptareve me kete karantine te detyruar qe do ta kishte zili dhe Kim Jongu, si dhe talljen hapur qe nje njeri i semur mendor po i ben nje populli te tere.Si ka mundesi ushtria eshte rrugeve kur ne vend nuk ishte shpallur gjendja e jashtezakoneshme e shume gjera te tjera. Planet beji dhe me 25 pika po deshe por zor se do vish ne pushtet po i vare shpresat tek lemosha e Rames qe tall trapin me ty dhe me dike tjeter

  14. Keta jane gimpat e sorosit pastaj te grekut te sllavit te amerikanit te rusit te arabit por jo te ketij vendi. Hajd robt ku ti kene. Vdekshin spiunetkomunistasigurimsa te qelbistanit. Ne vazhdofte keshtu me mire mos te kete Shqiperi.

  15. Lutju sorrosit te sjell ne pushtet se i ke shume borxhe.ti,rama,veliaj,balla jeni qente e tij,po nese keta i kane te gjitha veset me te ndyra te kesaj bote i ka vene ne pushtet.per ty me duket pak e veshtire te vish ne pushtet. paguaj detyrimet qe i ke plakut me bebelina e shkeputu nga padrinua yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *