• |
ide | kryesore

Berlini, mundësi për përjashtim nga Casa de Papel

Paparazzi, Slider



Ashtu si në sezonin e tretë dhe të katërt, Pedro Alonso, që luan personazhin e Berlinit në “La Casa de Papel”, u shfaq përmes kujtimeve të personazheve. Pavarësisht karakterit të tij, Berlini ka një numër të madh fansash që e simpatizojnë. Megjithatë, ky personazh për pak sa u përjashtua nga seriali.

Krijuesi i “La Casa de Papel”, Alex Pina, në një dokumentar të fundit “Money Heist: The Phenomenon”, foli rreth vendimit. “Dikush më tha:Ky personazh nuk përshtatet me kohën. Duhet ta heqësh.

Megjithatë Pina u shpreh se pavarësisht idesë për ta hequr nga seriali, një vendim i tillë nuk u mor, sepse Berlini i duhej fabulës. “Ai është narcist dhe psikopat në shumë mënyra. Por ne na duhet një karakter i tillë. Audienca mund të vendosë lirshëm në anën e kujt dëshiron të jetë, apo jo?”

Pina shtoi se vazhdon të mendojë se personazhi i Berlinit është tërheqës në serial. “Nëse televizioni është i çuditshëm, është sepse ka shumë gjëra të mërzitshme. Unë e di që ai nuk është njeriu me të cilin dëshironi që të martohet vajza juaj, por është një pasqyrë e shoqërisë.”

Në vazhdim, Alex Pina u shpreh se është i vetëdijshëm për lidhjen që ka publiku me Berlinin. Në këtë pikë, nuk është e përjashtuar mundësia e një spinoff për këtë personazh.

Shën.red. Spinoff – spinoff është çdo program radiofonik, televiziv, film ose çdolloj tjetër narrative që rrjedh nga një ngjarje/fabul/histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.

Në një intervistë për The Oprah Magazine vjeshtën e kaluar në Madrid, Pina pranoi se ekziston mundësia e realizmit të spinoff-eve për secilin nga anëtarët e bandës së Profesorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *