• |
ide | kryesore

Britani/ Vaksina kundër koronavirusit mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.

Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës. Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 15,498 të vdekur.



3 Comments

  1. Na çate penisin me kete vaksinen.
    Lexoni a degjoni intervisten e Doktor Shiva ne Shva per Next News Network dhe do ta kuptoni se c’po bejne firmat farmaceutike me Gates dhe Clinton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *