Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.


“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej,” – tha ai.


Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, të cilët janë infektuar sërish ka pësuar rritje ditët e fundit, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin lidhur me funksionimin e antitrupave në organizëm.

Deri më tani shpresohej se personat e shëruar nga COVID-19 do të fitonin imunitet, por së fundmi në shumë vende çdo ditë e më shumë raportohen infektime të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi ‘vepron’ virusi.