Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.
“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej,” – tha ai.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, të cilët janë infektuar sërish ka pësuar rritje ditët e fundit, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin lidhur me funksionimin e antitrupave në organizëm.
Deri më tani shpresohej se personat e shëruar nga COVID-19 do të fitonin imunitet, por së fundmi në shumë vende çdo ditë e më shumë raportohen infektime të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi ‘vepron’ virusi.
Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan, me katër diploma nga universiteti MIT i Bostonit dhe aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.
Në një intervistë me The Next News Network lidhur me pandeminë e koronavirusit, Dr Shiva ka akuzuar elementë të Deep State se po nxitin frikën te njerëzit për të arritur kontrollin mbi ta.
‘Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e mandatuara’, shkroi në Twitter Dr Shiva në përgjigje të një postimi nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili thoshte se ‘Demokratët po e ndezin situatën për përfitime politike’.
‘Sistemi mjekësor drejt të cilit po shkojmë është një sistem mjekësor vertikal, nga lart poshtë, i kontrolluar totalisht nga industritë e mëdha farmaceutike, agrare dhe prodhuesit e mëdhenj të vaksinave’, tha Dr Shiva për The Next News Network, duke shtuar se objektivat e zhvillimit të përkrahura e nënshkruara nga OKB e nga të gjitha vendet anëtare janë modeli i një utopie, të cilit i është shtuar një tjetër dokument që thotë se ‘mënyra për të arritur tek utopia është imunizimi i të gjithëve, pra vaksinimi i të gjithë personave të planetit’.
‘Firmat farmaceutike hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve, duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin, ndaj janë kthyer nga vaksinat’, thotë Dr Shiva.
‘Kur pashë programin e vaksinimit, ishin edhe aktivistë të tjerë në këtë fushë, persona si Bob Kennedy që nga njëra anë thotë se është kundër vaksinave, por nga ana tjetër mbështet Hillary Clinton që është mbretëresha e vaksinave’.
‘Deep State i një grushti personash, nga Fondacioni Gates e Zuckerberg, te Hillary Clinton, komplotojnë me Kombet e Bashkuara dhe elitat e Deep State për të promovuar frikën nga koronavirusi për shkak të injorancës në fushën e mjekësisë. Bazuar te kjo injorancë trembin njerëzit me koronavirusin dhe u thonë që duhet bërë kjo gjë për të mirën e përbashkët’.
A mendon Shiva se vaksinat për koronavirusin do të shpiket dhe do të jetë e detyrueshme për të gjithë?
‘Po thonë se është ky gogoli, koronavirusi, dhe duhet të bësh vaksinën për ta ndaluar. Gogoli është armiku, ndërsa shpëtimtarët janë Bill Gates, Clinton Global Initiative, etj. Kjo është qesharake. Sistemi ynë imunitar është krijuar për miliarda vjet, jemi rritur me viruse e baktere, dhe duhet të luajmë atje jashtë, ashtu aktivizohet sistemi imunitar’.
Doktor Shiva merr shembullin e Afrikës, të vendeve si Çad e Xhibuti, ku ka pasur vetëm nga një rast me koronavirus e thotë se ndoshta duhet ndjekur shembulli i jetesës së atyre njerëzve të botës së tretë që jetojnë në diell e hanë atë që rritin në natyrë.
‘I kam shkruar edhe Presidentit të SHBA, e keqja është që nuk po merren më vitamina C e D. Vetëm kështu mund të forcohet sistemi imunitar. Njerëzit fshihen në shtëpi, përgatiten të pranojnë fashizmin pa u përballur me problemin thelbësor, sistemin imunitar’.
Postim i sakte! Sapo ka dalë edhe një video tjetër ne Youtube ku vendosen me shpatulla për muri Fauci dhe Gates, si kriminelë që janë. Gjendet ne youtube me titull:
Dr. Rashid Buttar blasts Bill Gates, Fauci, exposes fake pandemic numbers as economy collapses.
Akoma merreni me pallavrat e OBSH, ne këtë mënyrë juve si portal po ushqeni disinformimin e publikut. Shkruani për rezultatet pozitive te hidroksiklorokines dhe të tjerave. Kjo është një sëmundje e shërueshme.
Kriminelët si Rama me shokë, Fauci, Gates e OBSH, … duan të na vrasin të gjithëve.
Mos ngurroni te permendni ate shtrigen clinton qe i ben syte si kuceder. Cfare nuk ben ajo per fitim personal.
Mir.engjes. E kemi dit qe ne fillim. loje. e piset. po nuk eshte problemi se injorantet luajn. kjo nuk perben me lajm qe nuk duhet ti besohet me asgje asgje. Si i behet turmave histerike anekend globit qe i han pallavrat si buk e djath sa here qe ju hidhen ne media. ketyre histerikeve su i behet. se keta ta heqin mendjen. Tufat poshte. turmat.
OBSH. Ore bejini shurren. Ku ishin ekspertet ne 1957 kur doli gripi kinez dhe vrau 100 milione ne gjithe boten? Po ne 1968 kur gripi i HongKongut(edhe ky i ardhur nga Kina) qe vrau 1 milion ne Kine 50 mije ne SHBA, 30 mije ne France dhe 300 ne Shqiperi? Si mbaruan keto epidemi? Pse atehere nuk vune kufizime idioteske si tani? Pse atehere nuk zbuluan nje vaksine?
Kjo eshte loje per te ristartuar ekonomine boterore. OBSH do bente mire te mos fliste me pasi reputacioni i saj ne syte e gjithe botes eshte 0
Trump i preu fondet OBSH se i sherben kines. Atehere ne vend te OBSh duhet vendosur fjala: Partia komuniste e kines
Hahaha hahaha Mazllemi.
obsh ka marr 150.000.000.000 $ nga billi. pse eshte pesimiste vall? kellira.