Dafina Zeqiri, këtë herë ka vendosur t’i sfidojë fansat një mënyrë tjetër. Ajo ka ndarë një tabele me pyetje lidhur me muzikën, duke ftuar ndjekësit ta plotësojnë me titujt e këngëve të saj, sipas preferencës. Për të dhënë shembullin, Duffye e ka përfunduar vetë e para plotësimin e tabelas, duke na njohur kështu me mendimin e saj rreth hiteve që ka prodhuar ndër vite.
Kënga që e bën të kërcejë – “Vuj vuj”
Kënga që e bën të qajë – “Një herë në jetë”
Kënga që e bën të lumtur – “Kurrgjo nuk kallxojna”
Bashkëpunimi i preferuar – “Alo” ft. DJ Geek
Kënga që i di përmendësh të gjitha fjalët – “Rofe”
Kënga që luan vazhdimisht – “La Reina”
Kënga e preferuar – “Time Out”
Kënga që po dëgjon aktualisht – Remix 8D i “Lule lule” (Cricket rmx)
Kënga që lidhet më së shumti me të – “Merri krejt”