• |
ide | kryesore

“Koronavirusi, një mashtrim”/ Doktori amerikan: Çfarë fshihet pas covid-19

F1, Planet



Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan i diplomuar në Universitetin MIT të Bostonit. Ai është aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.

Doktor Shiva u vu në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi një video e postuar prej tij në You Tube pati një audiencë të jashtëzakonshme me miliona shikime dhe mijëra shpërndarje në rrjetet sociale. Aty Dr. Shiva bën akuza të forta rreth çështjes së koronavirusit. Ai thotë se pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.

“Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar mandatimin e disa ilaçeve” – shprehet ai.

Dr. Shiva thotë se nga kjo situatë janë demokratët që po e ndezin situatën për përfitime politike dhe se “firmat farmaceutike po hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”.

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.

“Politikanët Bill dhe Hillary Clinton, filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma por edhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit”, – shprehet Dr Shiva. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ky po thote qe vdekja nuk vjen nga virusi por nga mbireagimi i sistemit imunitar qe eshte bere shume i ndjeshem per shkak te ekspozimit ndaj vaksinave te detyrueshme, si dhe nga perdorimi i illaceve dhe ventilatoreve. Po atehere si shpjegohet qe qindra milion njerez kane vdekur pergjate historise nga te njetet organizma eshe pse vaksina,ilace dhe ventilatore nuk ka pasur? Dhe si shpjegohet qe sot me vaksinat,ilacet dhe ventilatoret vdesin qindra here me pak njerez edhe pse popullsia eshte 10-fishuar dhe kontakte mije-fishuar? Gazetarja vetem lexon pyetje dhe nuk ka pike interesi per ekzaminuar kundertheniet e pergjigjeve.

    1. A e ke vrare sadopak mendjen para se te shkruash?
      Njerezit gjithmone do te vdesin, na pelqen ne apo jo (kane 40 vjet qe nuk po gjejne dot vaksinen e Sidas), eshte fakt qe sheqeri, obeziteti etj e ulin sistemin Imunitar. Krahaso vdekjet ne Amerike me ato ne vendet afrikane qe jan e shume me te varfra. Pandemite eshte e pa mundur te ndalen, natyra nuk mund te ndalet, do bej punen e vet, ndryshe i biem te luftojme me mullinjt e eres. Populsia e botes nuk mund te rritet pafundesisht. A e di ti zoterote qe nga vaksinat e Poliomelitit (te sponsorizuara nga Bill Gates) kane vdekur me shume femije se nga vet poliomeliti ne Afrike dhe Indi, derisa ne Indi qeveria mori masa dhe i ndaloi. A e din ti se ne shqiperi sipas statistikave nese nuk mernim asnje mase do te vdisnin max 1000-1500 njerez nga virusi, ku pjesa me e madhe do te ishin mbi 80 vjec. A ja vlen gjith ky shkatarrim si ekonomik dhe psikologjik i 2’000’000 Shqipetareve per ti zgjatur jeten me 3-4 vjet 1000 personave??

      1. Po ti a degjove intervisten apo flet qesim? Ai flet pa shpjeguar asgje dhe askush nuk i kerkon te shpjegoje asgje nga ato qe thote. Duke qene se flet nje cike edhe ne menyre kaotike nuk del e qarte, por thelbi i asaj qe thote eshte se nuk vret virusit po vaksinat sikur njerezimi mos kishte mijera vjet histori vrasjesh nga viruset dhe jo vaksinat. Per me teper nuk thote qe vendet qe kane bere vaksinen e turbekulozit jane shume me te mbrojtur. Te qahesh per mjekesine moderne ne nje kohe kur ke vende si Italia me jetegjatesi mesatare 83 vjec eshte budallallek me brire. Dhe po mjekesia eshte edhe biznes si cdo gje tjeter. Ne kohen kur nuk ka qene biznes njerezit vdisnin nga 40 vjec. Besoni arsyen dhe jo sharlatanet qe hedhin guricka ne lum.

      2. Sa? Sa kane vdekur nga vaksina e poliomelitit dhe sa nga vete poliomeliti? Ku bazohesh ti per ato qe thua. Nese duhet te thuash dicka, jep ca fakte dhe refernca. Ndryshe ben gjene tipike qe bejne njerezit qe flasin shume dhe nuk thone asgje. Madje shkon dhe me tej perdor arrogancen e gjithediturit qe ne fakt sdi asgje, dhe ne fund ve ne peshore ca jete njerezish, ne nje form meskine dhe te paskrupullt. Dhe meqe ra fjal shifrat i ke gabim. 2,500,000, popullsi. 80 % te infektuar rezultojne 2,000,000(te gjithe do infektohen herat a vone) Vetem 20% nga keto do shfaqin simptoma, pra 400,000. Nga keto 5 % do vdesin, pra 20,000, afersisht aq sa eshte numri i banoreve te nje qyteti si Lushnja.

  2. Mashtrimi me i madh i gjithe koherave. Me pasoja te renda ne ekonomi liri dhe demokraci. Dhe ne te drejtat themelore qe Zoti i ka dhene e te pa din e imanet i mohojne. Po turpi me i madh dhe gabimi me i pafalshem eshte qe ne kete loj te piset u bashkuan kleriket e te gjitha feve dhe popujt mbare ju bashkuan pa vrare mendjet e ngushta per pasojat per femijet e tyre per familjet e tyre.

  3. Kjo ishte loja. Keta kane mjeshtra, luajne me gjendjet qe i krijojne po vete. Turma turme eshte car prisni? Ja dhe pak sa ti dale era.

  4. Pak sa ti dali era?! po era i ka dale qe ne diten kur u shpall ” pandemi ” me 150 te zene nga gripi koron .ne rang botror dhe kur ne wuhan kishin rene ne 19 nr i ditor i te infektuarve. Ka pas nr te ritur te deklaruar te ” vdekur” ne krahasim me nr” real. per kete kan folur mediat italiane ……e sa e sa gjera te tjera. Po shqipot jane jo te vonuar por sh.te vonuar menderisht. Dhe kan vendosur te rrojn se te vdesin si copra mishi ama me telekomand ne dore duke pare k…e eni vasilit piperos magjistarit ben blushit e surrogatove te tjer te lumtur ne injorancen e vet dhe avujt e cunave te kristaqit. ….

  5. Doktori duhej te permendte dhe xhorxh bushrat dhe barak obamen . keto felliqesi kane filluar shum heret. Te gjitha te zezat e tokes nga pertej oqeanit. A thu gjith kryemostrat aty jane mbledh?. Po pse jo?! Shqiptarucet e kan tregu ca jan. me katolik se papa me kriminel se krimineli vet. Nje kazan global me mjeran.

  6. Njerezit gjithmone do te vdesin, na pelqen ne apo jo (kane 40 vjet qe nuk po gjejne dot vaksinen e Sidas), eshte fakt qe sheqeri, obeziteti etj e ulin sistemin Imunitar. Krahasoni vdekjet ne Amerike me ato ne vendet afrikane qe jan e shume me te varfra. Pandemite eshte e pa mundur te ndalen, natyra nuk mund te ndalet, do bej punen e vet, ndryshe i biem te luftojme me mullinjt e eres. Populsia e botes nuk mund te rritet pafundesisht. Nga vaksinat e Poliomelitit (te sponsorizuara nga Bill Gates) kane vdekur me shume femije se nga vet poliomeliti ne Afrike dhe Indi, derisa ne Indi qeveria mori masa dhe i ndaloi. A e dini ju se ne Shqiperi sipas statistikave nese nuk mernim asnje mase do te vdisnin max 1000-1500 njerez nga virusi, ku pjesa me e madhe do te ishin mbi 80 vjec. A ja vlen gjith ky shkatarrim si ekonomik dhe psikologjik i 2’000’000 Shqipetareve per ti zgjatur jeten me 3-4 vjet 1000 personave??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *