• |
ide | kryesore

Në izolim, Smalling e qeth gruaja: “Mund të kishte shkuar më keq”

Sport



Izolimi i futbollistëve vazhdon dhe si gjithë të tjerët përballen tani me “problemet” e vogla të përditshmërisë, që shfaqen tani në kohët e karantinës për shkak të emergjencës koronavirus. Mes tyre është sigurisht edhe mbyllja e qendrave estetike. Shumë kanë zgjedhur qethjen zero, si versionin më të thjeshtë dhe më të realizueshëm edhe nga jo profesionistë. Por për atë që i kanë modelet e flokëve më komplekse është një opsion për të mos u marrë në konsideratë.

Mes tyre është edhe Chris Smalling, mbrojtësi anglez i Romës, që kur e pa veten se nuk mbantë më u bind ti besonte gruas ti rregullonte modelin, që përfitoi nga rasti të publikonte në Instagram fotot para dhe pas. “Jo keq si tentativa ime e parë e bërë me gërshërë të tmerrshme. – shkruan gruaja e Smalling -. Po vdisja nga dëshira për ta bërë, por Chris deri më sot nuk më linte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *