• |
ide | kryesore

Pas refuzimit të Higuain për tu kthyer është lamtumira nga Juventus

Sport



Zërat që tregojnë se Gonzalo Higuain është i vendosur të mos kthehet në Itali pavarësisht qëllimit të Serie A për të rifilluar kampionatin, kanë konfirmuar atë që duhej prej kohësh. Aventura e Pipita tek Juventus është drejt fundit. Në realitet kontrata e tij përfundon në qershor 2021, por është vështirë të mendosh se sezonin e ardhshëm, sulmuesi argjentinas do të jetë ende në Torino.

Duhet saktësuar më saktë se as prej tij, e as nga Juventus nuk janë bërë deklarata zyrtare në lidhje me cështjen e rikthimit, por është e sigurtë se Paratici po kërkon prej kohësh një sulmues. Mund të jetë Milik, mund të jetë Icardi apo dikush tjetër, në të gjitha rastet fati i Higuain duket i shënuar.

Të shumta hipotezat në tavolinë. Nga mundësia e zgjidhjes së kontratës, tek një rinovim, vërtetë e vështirë të imagjinohet në këtë moment, për ta huazuar më pas në ndonjë klub tjetër. Duhet parë në realitet interesimi i Mls, ku Los Angeles Galaxy do të donin ta kishin në skuadër, apo një rikthim në Argjentinë, në atë River Plate ku nisi aventura e tij në futbollin që ka rëndësi. Në këtë rast, Higuan mund të qendrojë edhe pranë të ëmës së sëmurë. Por ndërkohë, e presin në Continassa, ku ditët e ardhshme duhet të kthehen edhe të gjithë lojtarët e tjerë të huaj, që kishin shkuar në shtëpi gjatë emergjencës koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *