• |
ide | kryesore

Rama tallet me PD, reagon selia blu: Cili kryeministër e bën këtë në kohë krize

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Instagram një video-montazh ku sulmon opozitën. Lidhur me këtë veprim të shefit të qeverisë reagoi nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“A ka kryeminister normal qe te dielen ne darke poston video te montuara per kundershtarin politik? A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe? A mundet qe drejtuesi i nje qeverie ne kohen me te keqe per shtetasit e tij gjen kohen dhe poston video te sajuara?

Pa dyshim qe nje njeri normal ne moshen e kryeministrit dhe aq me teper nje kryeminister nuk i ben keto as ne kohe normale. Po beu i Surrelit nuk ka asnje hall vec se te kenaqe shijet e veta dhe te oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripe. Nga divani i ngrohte i shtepise mund te qeshesh me videomontazhe,por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa me shpejt. Ndaj boll bere si gaztor se nuk je as ne nivelin e Taulant Balles me kete lloj humori” – shkroi Paloka.

Një tjetër reagim ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi që thotë se Rama në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën.

“Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

??

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on



18 Comments

  1. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

    palacolleku rradhes. mendo nje udheheqes tjeter te beje kshu palacolleqesh, psh vucici, ose thaci meqe rama i ka shoke.

    opozita kontribuon, rama klloun tallet

    me mire agim bajko si klloun tek filimi ” edhe ashtu edhe keshtu” sesa rama

    pune shqiptaresh .

    pritet nje lume i madh me fugshuma qe te postojne

    o c’u kenaqem!

  2. Keto lloj montazhesh mendohet se do jene e ardhmja e propagandes negative ne fushata elektorale, dhe sigurisht Rama do hidhet i pari per t’i kapur. Ai jeton me dhe per karlliqe.

  3. Ky personazh edhe shume te tjere ndjekes te tije, talli trapin me pd, me lulin,me njerezit, me bizneset etj sepse e din qe Pd, Luli, njerezit, bizneset etj kur ky te humbase apo te largohet nga qeveria sdo ti bejne asgje, sic nuk ju ka ndodhur asgje te tjerve para ketij.

  4. Ju doli frika ketyre Hahahahahah. Ne kohet PS dhiste ne brek nga Sala kujt i kujtohet. Ore Nanon e futi ne burg, Ata me poshte i rrifte rregullisht qe ti riedukonte, kurse tani luli nuk tregon as gjysmen e atij guximi. O lul ku i ke demonstratat???? Ku e ke tritolin per shtyllat???? Ku e ke njesitin gueril,???? Do pushtet qyl??????

    1. Po ku ti beje mor bole. E arrestojne direkt me ligjin e ri. Se dyti me ke ti beje? Me kete popull qe duartroket nga ballkoni koncertet e lali Erit, me ata qe ndjekin Fevziun, Piperon dhe Fred Pezen? Mos u bej teresisht negativ se qendrimi opozitar ka qene serioz dhe me propozime konkrete mese te perballueshme nga buxheti me nuanca pro oligarkike.

  5. Hahahahahaha na dhive te qesh o karagjoz adoleshent kryeminister. Valle a ka noj KM ne bote qe ne kete situate ku kerkohet pergjeshmeri e seriozitet ne menaxhim krize te bej kshu teatri?

    KM total psycho

  6. Ramadani ka te drejte te tallet kur e di ca kundershtari ka perballe dhe kur i mati durimin nje mileti dele.. Tallja me e fundit eshte se ai vendosi qe njerezit te dalin ne rruge sipas gjinise dhe moshes gje qe i vuri kapak poshterimit qe ai po ju ben atyre njerezve atje, gje qe do ta kishte zili dhe vete Enver Hoxha. Diktatura tashtme eshte instaluar, kush nuk e sheh eshte ose qorr ose budalla

  7. hahaha….. kundershtari politik i surrelit. u cna that mor aman. miq te njeri tjetrit. ashtu qofshi. miq me njeri tjetrin.

  8. opozita ende nuk është çliruar nga sindromi i Berishës ose bashkëjetesa me të keqen. Të gjithë ata që mund ta trajtojnë veten si fajkoj në PD, në të vërtetë ecin sipas gjurmës që lë Berisha. Nëse ai flet për të keqen, ata rendin të gjejnë të keqen. Nëse Berisha rend për të gjetur kufoma, edhe ata rendin po ashtu. Sa më e madhe të jetë e keqja, aq më tepër ka një ndjenjë të brendshme ngazëllimi, sikur përmes kësaj të keqeje mund të largohet Rama nga pushteti dhe të vijnë ata.

  9. Luli pret sorrosin ti jape pushtetin.jane bashke o njerez dhe politiken ne shqiperi e bejne te huajt.qe nga 44e ketej gjithcka eshte vendosur nga te huajt.vota jone nuk eshte numeruar asnjehere.keni pare fitore me 5% ne ndonje vend te Botes?vetem ketu kemi kryetare bashkish qe guvernojne me 5 o me pak%.saliu,nano,meta,psikopati,basha jane njelloje.sherbetore te te huajve.

    1. Shume dakort me ty por me mirete keqen me te vogel se ripjellja dhe kallam deshtaku e shkaterruan kete vend e popull..turp..

  10. Ligji per zgjedhjet vendore nuk ka kufizim per perqindjen e pjesmarjes ne vote,salihu udhehoqi me 48.7%per tete vjet me shume se gjysma e votuesve nuk mori pjese por ai beri gjemen gerdec 21 janar,por kur e ben salihu per ju eshte mire,kur salihu nuk lejon pd te mare pjese ne zgjedhje ju pran jeni mire,gjejini vendin vetes o shpellkar

  11. Sa te jete doktor vdekja,vampiri i Viçidolit gjalle,PDja nuk vjen ne pushtet,pasi perveç ca trushkulurve injorante,tjeterkush nuk voton rikthimin e komunistit te fundit ne pushtet,keshtuqe Rama eshte me fat dhe i intereson prania e doktor vdekjes,kurse Basha nuk ka bythe ti thote jo pasi e di mire se çfare e pret pasi e çon ne boten tjeter siç ka çuar te gjithe “shoket”qe e kundershtuan nga A.Hajdari deri te S.Olldashi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *