• |
ide | kryesore

Rooney i frikësohet Kane për rekordin: “Nuk kam qenë kurrë një Lineker”

Sport



Wayne Rooney, ende shënuesi më i mirë i kombëtares angleze e
Manchester United, pretendon se linja e sulmit e Liverpool është për momentin më e forta absolutisht, por thekson se i ngjan shumë “lojës së Romës, kur luante Totti si numër 10 e dy anësorë që sulmonin zonën”. Një konsideratë e shprehur në një intervistë për Sunday Times, në të cilën sulmuesi 34 vjecar, aktualisht trajner-lojtar i Derby County, flet mbi të gjithë për pasionin e tij, golat.

“Jam shumë krenar për rekordet e mia tek Manchester e në kombëtare – tha Rooney, 253 gola në 13 sezone e 559 ndeshje me United e 53 gola me fanellën e Anglisë -, por mund të bëja shumë më tepër gola në karrierë, edhe pse të them të vërtetën nuk jamë një shënues natyral”. “Nuk kam qenë kurrë një Gary Lineker apo një Ruud van Nistelrooy – ka shpjeguar ai – por kam arritur të shënoj shumë sepse kam patur kohë, luajta për 13 vjet me Red Devils e 15 vjet për kombëtaren”.

Për të ardhmen, Rooney sheh në rrezik rekordin e tij në kombëtare, duke qenë se Harry Kane është që tani në kuotën 32 gola, vetëm 26 vjec, e mund ta thyejë, “ndërsa rekordi ime me United duhet të zgjasë shumë akoma. Për një arsye të thjeshtë: lojtarët tani nuk rrinë shumë kohë në të njëjtën skuadër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *