• |
ide | kryesore

VIDEO/ Po sulmohemi nga UFO-t? E vërteta e dritave në qiell që u panë edhe në Shqipëri

F1, Stil



Ditët e fundit në qiell, gjatë natës qytetarët kanë parë disa drita të çuditshme në qiell. Disa prej tyre thonë se ato janë parë të vërtiten për rreth 1 orë në ajër duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes. Ajo që ka bërë më shumë habi është se dritat janë në vijë lineare dhe dukeshin si yje që binin nga lart.

Të tilla drita janë parë edhe pak ditë më parë në qillein e Shqipërisë. Teoritë konspitarive kanë qenë të shumta në internet. A po pushtohemi nga UFO-t? Dritat nuk bënin zhurmë. Çfarë të jenë vallë? Tashmë ka ardhur edhe një përgjigje.

Gjithë ajo që keni parë janë satelitet të Starlink të SpaceX, të cilat mund të shihen edhe nga Toka. Këto objekte fluturuese nuk janë UFO, por një projekt i miliarderit Elon Musk që synon të rrisë mbulimin e internetit në tokë. Satelitet me Starlink veprojnë në orbitë të ulët, vetëm 550 kilometra mbi nivelin e detit.

Ata reflektojnë rrezet e diellit dhe kështu ngjasojnë me yje të vegjël dhe të heshtur. Janë hedhur rreth 12.000 të tillë për të mbuluar globin me internet. Përmes një postimi në Tëitter themeluesi i SpaceX dhe CEO Elon Musk tha se “deri më tani projekti ka ecur mjaft mirë. Satelitët e vendosur në një lartësi prej 273 milje, ose 440 kilometra, po ndjekin rrugën e tyre në një lartësi prej 342 milje, ose 550 km. 

“VIDEO! Përgatituni të jeni të vëmendshëm! Treni i satelitëve të @SpaceX #Starlink që kalon mbi Leiden, Hollandë, rreth 25 minuta më parë. Kamera: WATEC 902H me lente Canon FD 1.8 / 50 mm” – ka shkruar ai në Twitter. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ok, dorezohem perpara konspiracionit! Qenka e vertete qe dritat leshohen nga UFO-t. Me gjenialitetin e tij krijues Elon Musk vetem UFO mund te quhet.

  2. 1) A e dini se kometa C19 / ATLAS me dimension sa 1/4 e diellit po i afrohet me shpejtesi tokes, yllit tone dhe planeteve te sistemit ky eshte fakt i ditur, mjafton nje kerkjm ne google, ose prit deri ne fund te muajit qe ta shikosh me sy te lire trupin e madh qiellor jeshil .
    2) Nga ana tjeter jane dritat e ketij “miljarderit” Elon Muks te cilat do ti kishim pare edhe para nje muaji, edhe para nje viti, sepse sipas medias keta stelite jane hedhur ne qiell qysh ne 2018, por cuditerisht ne po i shohim vetem prej 1 jave qe vijne verdalle me mijra. dhe me e bukra ato nxitojne drejt veri lindjes pikerisht andej nga pritet te vije C/19 ATLAS
    3) Dhe ajo qe me frikson eshte se prej disa muajsh qeverite ne nje konsensus te pa hasur me pare kane izoluar qytetaret neper shtepi per shkak te nje “virusi” qe per cudi e ka targen C/19 … fiks si kometa. virus qe ka shkaktuar vdekje sa nje grip i zakonshem dhe qe duket me shume si shkak per te izoluar njerezimin se sa si pandemi reale.

    Une nuk e di se cfare po ndodh, ndofta po bej konspiracion dhe po ja fus pordhes kot, por kam bindje absolute qe poshte COVID/19 nje lepur i madh fle.

    Dhente Zoti dhe skam te drejte ne ca them

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *