• |
ide | kryesore

Zbardhet procedura/ Bizneset që do hapen të hënën duhet të marrin leje, ndryshe…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama Njoftoi se është gati vërtetimi online në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 – 26 prill). Ky vërtetim merret vetëm një herë.

Rama thotë se duhet pasur kujdes, pasi ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në e-albania sipas kategorisë përkatëse.

“Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si administrator me kredencialet tuaja. Klikoni butonin regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”. Pasi të klikoni butonin “përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë. Klikoni butonin “dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit tuaj dhe konsumatorin! Përdorni e-albania. Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale” – shkruan Rama.

“Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. Verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet. Do të vendoset dhe do të lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)” – thotë Rama. ©LPASI.al



5 Comments

  1. Komunikate e partise komuniste te shqiperise derguar nga bunkeri surrel me fb. kryetari i partise ne emer te ” luftes” me mullinjte e eres me pjesmarje vetem lepiresit e kockave qe ju hedh. edvin kristaq rama. dhe 2 lulushet. dhurat per besimtaret ortodokse qe kane mbajtur kreshme por nuk jan kunguar. nje gje qe per ta eshte e rendesishme.

  2. Z. KM sado te mundohem nuk mund ta kuptoj kete kerkese komplet te paarsyeshme tuajen per qe bizneset te marrin leje per tu hapur. E pse duhet te marre leje per qejfin tuaj. Kjo nuk ka asnje vlere praktike. Bizneset jane te ligjshme kryesisht te palevizshme mund te kontrollohen. E pranojme deri diku per njerezit dhe makinat por edhe bizneset. Kjo eshte cmenduri. Nje dyqani rrobash i kerkon te aplikoje per leje qe te hapet. A jane biznese te ligjshme te rregjistruara me gjithcka te deklaruar, perse duhet leja? Burokracira koti qe si vlejne askujt. Mjafton qe te jete ne listen e bizneseve te lejuara, te plotesoje kushtet higjeno-sanitare, distancimin fizik dhe kaq. Cdo brockull tjeter duket protagonizem i tepruar nga ana juaj. Kot po kot fare.
    Persa i perket lejes per te shkuar me automjet ne pune dakord duhet te marrim leje por perse nderhyni ne oraret e punes. Dikush do te punoje 5 ore, dikush 6 ore, dikush 8 ore, dikush 10 ore cfare ju duhet ju qe vendosni orare fikse. Apo doni te tallni bythen me popullin e gjore.
    Pastaj lejet pse duhet te jene javore, cdo jave ka ndonje vlere praktike. Askush nuk leviz kot o Z. KM.
    Lereni keto pacavurre adoleshentesh e merruni me gjera serioze.

    Pse lejet e dhena deri tani duhet te rinovohen? A jane dhene nga organi me i larte i policise se shtetit? Cfare ka qe nuk shkon me lejet e deritanishme? Apo se qendruam ne radhe me dite per ti marre lejet. Na kurseni keto pacavurre rregulla. Lerini njerezit ne hallet e tyre.

    Cudi qe opozita e pegerre nuk merret me keto probleme por merret me makiazh.
    Dhe gazetaret ne vend te mbrojne interesat e qytetareve merren me dokrra.

  3. Media ka monitoruar liderin e opozitës ku vetëm në tre ditë ka kryer pesë sponsorizime, ku shumat financiare dhe burimet e tyre nuk bëhen transparente.

    Se cili është motivi që një lider opozite të sigurojë audiencë në këtë formë duke dhënë para, këtë e di vetëm Basha i cili mbase duhet këshilluar se si duhet të frymëzojë dhe jo si të pagojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *