• |
ide | kryesore

Albin Kurti: Thaçi është në terr shtetëror, 1 mijë testet nga Serbia nuk duhet të politizohen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se donacioni i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë është gjest që nuk duhet të politizohet.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Kosova e ka dëshmuar që nuk bën dallime midis qytetarëve sipas komunës, partisë, moshës, gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t’i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.

“Ne nuk po bëjmë diskriminim dhe jam i bindur që nëse Kosova do të refuzonte të pranonte këto teste, do të akuzohej për sjellje joracionale dhe politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Pra, nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk duhet t’iu ndihmojmë atyre që dhuruan 1 mijë teste për qëllime politike”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të madh rajonal në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Kurti tha gjithashtu se Kosova ka një president i cili është figurë ceremoniale dhe në terr shtetëror.

“Kosova ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti i republikës parlamentare demokratike, sikurse është shteti i pavarur i Kosovës, është një figurë ceremoniale në terr shtetëror i cili nuk është njëra nga shtyllat e pushtetit”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar qeverinë për pranimin e kësaj ndihme nga Serbia, duke e akuzuar atë që i lejoi Serbisë një promovim të mirë në botë.



5 Comments

  1. Kurti i ka thenjet filozofike, po cka eshte tani terr shteteror. A po duket se nuk ka cka thot me vec thuaj cka te vij ne mend. Kur ishte KM e humbi busollen. Kurti eshte i mire por keshilltaret i ka per keqardhje.

  2. Nese donacioni i testeteve dhene Kosoves nga ana e Serbise nuk duhet t’a politizojme, dhe personalisht une jam dakort me kete gjykim, po donacioni po nga Serbia dhene Shqiperise per termetin perse u politizua ne formen me te shemtuar personalisht nga goja jote Albin!!?
    Konkluzioni; ka vetem nje ne emer, HIPOKRIZI.

    1. Kete paralelizem e beri sot Mero Baze ne editorialin e tij,mos do te thote qe Merua paska filluar te komentoje ne portale te tjera?.

  3. Llogjika kur eshte e pa kundershtueshme perkrahet nga shtresa me e ndergjegjshme e shoqerise prandaj mund te gjesh me mijra paralele qe nuk do te thote qe dalin nga nje individ i vetem.
    Kame pershtypjen se ne rastin me te mire ti me siper i takon disa individeve te detyruar t’i bejne tifozllik nje politike melinje, ne te kunderten je nje deficent patologjik.

  4. Albini ka pranuar sot per gazetaret boshnjak se po u krijua qeveria e re ne kuvend vv dhe ky do te keta protesta deri ne destabilizin,njelloj si lulushi dhe salihu nje vit me pare,politikari me i ri me fryme destruktive ne ballkan,ky kerkon shumice me 25% elektorat,sa qesharak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *