• |
ide | kryesore

Amnistia fiskale/ Cilat janë dyshimet dhe kush përfiton?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kush e lidh propozimin e sotëm të kryeministrt Edi Rama për një amnisti të re fiskale, me faktin se arka e shtatit është boshatisur keqas pas krizës së koronavirusit e ka memorien e shkurtër. Ky ka qenë një premtim i kryerilindasit në kongresin e fundit të PS, të cilin Rama e mbrojti me gojën e tij që në ditët e para të marsit në parlament. Po të shikohet videoja e mëposhtme ajo ngjan si dy pika uji me ato që shefi i qeverisë komunikoi sot.

 

 

Kryeministri shpalli se nga kjo nisëm do të fitojnë kryesisht dy kategori: “Ajo do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe atyre që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë joformale që kanë” tha ai.

Kjo amnisti sipas kreut të qeverisë, ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminal dhe nga korrusioni.

“Përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veorimtarinë kriminale që është subject direct i veprimtarisë së ligjit special dhe të OFL, po ashtu përjashtohen të gjithë politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me rrethin e tyre familjar dhe të gjithë ata që janë në radhët e Policisë së shtetit, gjykatësve, prokurorëve apo në radhët e rangjeve të larta të administrates”-tha Rama i cili shtoi se kjo është një gjë që duhet kryer sa më shpejt. “Jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentit të hapur për konsultime me grupet e interesit, që brenda një afati të arsyeshëm, uroj brenda majit, parlamenti të mund ta miratojë”- tha Rama.

Por ekspertët e ekonomisë mendojnë se filtrimi total i parave të ardhura nga krimi është i pamundur. Kur shefi i qeverisë e hodhi për herë të parë këtë ide, ekonomisti Pano Soko shfaqi rezerva ndaj saj. “Njerëz të cilët do të fshihen nën petkun e emigrantit që kanë punuar në Itali, apo Greqi, dhe kanë bërë këto para, do të sjellin para që i kanë prodhuar në rrugë të tjera. Të gjitha këto para të prodhuara nga aktivitete kriminale do të vijnë në Shqipëri do të deklarohen si para të prodhuara në punë të zezë në emigracion, dhe në fund këtu do t’i hapet rruga një fluksi të madh parash të zeza që të futen në sistem. Ti nuk e vërteton dot nëse ka punuar në të zezë, pasi presupozohet se nuk ekziston”, theksoi ai.
Ndërsa ish zv ministrja e financave në qeverinë Rama 1, Irena Beqiri shprehu skepticizmin e saj lidhur me faktin se amnistitë e shumta e humbasin vlerën. “Që prej 2012 kemi bërë 4 amnisti. Një të përgjithshme në 2011 , 2 Rivlersime pasurish të patundshme 2016, 2020, Falje detyrimiesh gjobash dhe penalitetesh 2016. Kjo qe propozohet eshte e 5-ta” tha me dyshim ajo.
Për Ardian Civicin problemi i kësaj amnistie është moral lidhur me pabarazitë që ajo krijon në shoqëri: “Sepse një pjesë e bizneseve që janë gjendur përballë konkurrencës së pandershme, tani përballen me faktin që pas kësaj amnistie janë të gjithë të barabartë. Këtu kërkohet edhe kompromisi i kësaj kategorie”, u shpreh ai duke theksuar se atao vende që marrin masa të tilla “krijojnë disa lehtësira fiskale për një ose dy vite për bizneset e rregullta, që në një farë mënyrë të balancohet efekti i amnistisë”.

Por pavarësisht nga këto mëdyshje kryeministri ka theksuar se ai do ta kalojë me shpejtësi këtë nismë të re, madje duke thënë se parlamenti do të votojë me shumicë të cilësuar edhe depenalizimin e atyre që përfitojnë, duke pasur kështu për qëllim ngjalljen e besimin për një fluks parash sa më të madh dhe sa më të nxituar në kohë. Pavarësisht se mbulesa politike po bëhet për kursimet e emigrantëve të cilave Rama u vuri shumë theks në fjalimin e tij, qëllimi është përthitjja e do çdo lloj paraje pavarësisht nga ngjyra, për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga kriza.

©Lapsi.al 

 



10 Comments

  1. Mbas çdo nisme te te gjatit tone gjithmone fshihet nje vjedhje dhe nje megakorrupsion nga ai dhe njerezit e tij .
    Kete qe i ka bere dhe po i bene ky njeri ketij vendi ne shtate vjet nuk ja kane bere qe nga koha e Thotit (7000 vjet me pare) . Ky vjedhjen e çoi ne piedestal , drejtesine ne padrejtesi , korrupsionin ne majat me te larta , varferine deri ne skamje dhe mafies i dha pushtet financiar dhe politik . Ça mund ti beje me keq ky vemje ketij vendi ? Largimi i tij dhe e atyre vampireve qe e rrethojne eshte zgjidhja imediate , ndryshimet zgjedhore dhe kushtetuese eshte zgjidhja e perhershme .

  2. LLapsi si gjithmon. Do gjej armikun e brendshem. A u qifsh o shullak. Kur ben ti si byth e zgjuar. Po faj nuk ke ti, fajin e kan keta debilat qe kexojn idiotesit e tua. Dhe i marin si te mireqena. Besoni shullakun, se historikisht ka qen njeri me vlera dhe i pa anshem.

    1. je ti ai qe e lexon. bihej me keq edhe komenton. ai per ty shkruan. per ne te tjeret as i plas

  3. Eshte e qart kryemafiozi kryeminister me kete amnisti legalizon parat e droges che kthen ato ne para te pastera . Dihet se tregetaret e droges Jane te lidhur ngusht me kryuemafiozin Rama .Nga ky persone cfar nuk pret ,prisni nuk keni pare gje akoma nga poshtersit e tije

  4. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb ka te drejte korbi i zi

  5. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb dhe per ju te Kara ntinuar neper shtepi

  6. Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

    Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin, si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

    Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

    Interesant është fakti se ndërsa Basha i bën thirrje Ramës për anulimin e koncensioneve, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, vetë shkon e nënshkruan kontrata lobimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *