• |
ide | kryesore

Duhen 1400 tampone për të rinisur Serie A: FSHF në hall për Superioren

F1, Sport



Futbolli, hap pas hapi, po bëhet gati për rifillimin e stërvitjeve në vigjilje të mundësisë për të nisur kampionatet. Baza e gjithckaje është protokolli i mjekëve të Figc që përcakton masa paraprake për të evituar infektimin, por një detaj rrezikon të bllokojë cdo gjë përpara madje se të fillojë: numri i tamponëve për tu kryer mbi lojtarët e stafet teknike që, sipas Repubblica, arrin shifrën e 1.400.

Duke marrë në konsideratë që tamponët respiratorë për momentin janë të paktë edhe për mjekët e infermierët, në linjë të parë të betejës kundër Covid-19, duket se një rifillim i stërvitjeve në 4 maj është optimist. Të gjithë këto teste do të përsëriten gjatë javëve për të mbajtur situatën nën kontroll e kjo implikonedhe një cështje etike: është e drejtë të destinohen për futbollin një pjesë të tamponeve që për momentin mungojnë për qytetarët në rrezik e punonjësit shëndetësorë?

E në këtë pikë, kur Federata Shqiptare e Futbollit ndjek me përpikmëri etapat e homologëve të tyre dhe merr kohën e duhur sipas sugjerimeve të UEFA-s për të rifilluar kampionatin, cështja e tamponeve do të kthehet në një problem shumë të madh. Kur në Itali debati është i tillë e vetëm për Serie A, a do të mundet FSHF të sigurojë kontrollet mjekësore të nevojshme për ti garantuar lojtarëve e stafeve sigurinë?



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *