• |
ide | kryesore

“E pamundur, dukesh sikur mbytesh”: futbollistët rrëzojnë teorinë e virologut belg

Sport



Në fushë me maska. Propozimi i virologut belg Van Ranst ka krijuar debate e një përgjigje e pakundërshtueshne i ka mbërritur nga Nicaragua, ku kampionati vazhdon rregullisht. “Është një propozim i parealizueshëm e absolutisht jashtë logjike – ka komentuar lojtari uruguajan Bernardo Laureiro -, të luash me gojën të mbyllur”. Laureiro është një nga të paktët lojtarë që është i detyruar të zbresë në fushë e pikërisht në formë proteste, kundër Diriangén, kishin luajtur me maska në fytyrë.

“Ishte një makth. E bëmë fillimisht në shenjë proteste, por nuk bëhet – ka përsëritur mesfushori uruguajan -. Unë rezistova vetëm 15 minuta, pastaj mu desh ta hiqja maskën për të evituar mbytjen. Të duket sikur nuk ke mjaftueshëm oksigjen e temperatura bëhet e padurueshme. Të mungon ndërrimi i nevojshëm i ajrit e ke ndjesinë që mushkëritë nuk arrijnë të marrin oksigjenin e duhur. E kuptoj nevojën për të studiuar masa që të mbrojnë shëndetin e lojtarëve por është e pamendueshme të luash me gojën të mbyllur “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *