• |
ide | kryesore

Hamilton i mbyll derën Ferrarit: “Dua të qendroj tek Mercedes”

Sport



“Nuk ëndërroj asnjë skuderi tjetër”, kështu Lewis Hamilton ka mohuar se dëshiron të largohet nga Mercedes në fund të 2020. Piloti britanik është një nga pilotët më të mirë në skadencë kontrate këtë vit, por pavarësisht se rinovimi me skuderinë kampione bote po vonon të vijë, anglezi siguron se dëshiron të qendrojë. “Nuk ëndërroj një skuadër tjetër. Jam që tani në një skuderi ëndërrash – ka bërë të ditur Hamilton, përmes profilit të tij në Instagram – Nuk ka asgjë që nuk shkon, e nuk po kërkoj të largohem. Jam me personat që më kanë ndihmuar që nga dita e parë”.

Një deklaratë besnikërie e shoqëruar nga një gjykim përkëdhelës drejtuar Mercedes: “Eshtë skuadra më e mirë”. Fjalët e pilotit britanik pasojnë thashethemet sipas të cilave ëndërrat e kampionit të botës, për tu transferuar në Maranello, janë zbehur nga Sebastian Vettel, tashmë shumë pranë rinovimit me Ferrarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *