• |
ide | kryesore

Shkon në 584 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 584 raste të prekurush me COVID 19 në vend, 22 raste më shumë se dje.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.

Deri më tani 26 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa qytetet me më shumë raste janë Tirana dhe Shkodra. Po ashtu raportohet për 327 të shëruarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *