• |
ide | kryesore

Ligue 1: futbollistët heqin dorë nga rifillimi i kampionatit, por jo nga paga

Sport



Futbollistët francezë janë gati të heqin dorë nga rifillimi i kampionato. Pretendimin e bën të ditur Sylvain Kastendeuch, bashkë-president i Unionit të futbollistëve profesionistë francezë (UNFP) përmes faqeve të Le Monde. “Emergjenca ekonomike nuk duhet të ketë përparësi ndaj kujdesit të shëndetit publik – thotë ai -. Të heqim dorë nga rifillimi i kampionatit që, në këto kushte, do të ishte i nxituar e i rrezikshëm”.

“Të mbledhim sot kushtet për një sezon të ardhshëm të suksesshëm e ekzemplar në futbollin që duam kaq shumë – shkruan drejtuesi -. Të pranojmë idenë e një forme shkatërrimi kreativ të shkaktuar nga kjo krizë. Për ti lejuar talenteve tona të vazhdojnë të shkëlqejnë, më duket mëse e arsyeshme, më e drejtë e më e virtytshme të bëjmë sot zgjedhjen e arsyes, në mënyrë që nesër të mund të bëjmë sërisht zgjedhjen e zemrës”.

Kastendeuch i frikësohet faktit që kushtet e shëndetit e sigurisë fizike për të mbrojtur lojtarët nuk janë të kënaqshme, ndërsa Liga franceze (LFP) shpreson të kompletojë brenda fundit të korrikut sezonin 2019-2020 të Ligue 1 e Ligue 2, të pezulluara për shkak të Covid-19. Në lojë është mbijetesa ekonomike e klubeve profesioniste, të privuara pjesërisht nga hyrjet e të drejtave televizive, aktualisht të pezulluara nga emitentët televizivë beIN Sports e Canal+. Nëse futbolli duhet të rinisë këtë verë në Francë, me shumë mundësi me dyer të mbyllura, vetëm katër kampionate do ishin të interesuara: L1 e L2 të administruara nga LFP, ashtu si N1 (divizioni i 3) e liga e parë e femrave, mbikqyrur nga Federata franceze. Për të gjithë turnetë e tjerë është ratifikuar mbyllja.

LIGUE 1, LOJTARËT NUK DUAN SHKURTIM PAGASH
Në Ligue 1 ka edhe një tjetër problem që i takon lojtarëve e klubeve në lidhje me pagat. Psg, Lion, Marseille e Monaco në fakt duan të ushtrojnë një shkurtim më të madh të pagave të lojtarëve, që kundërshtojnë fort. Klubet e Ligue 1 po kursejnë për shkak të lehtësirave fiskale e kontributeve vullnetare, me sistemin e papunësisë teknike që i ka lejuar të shkurtojnë 80% pagat e punonjësve, duke marrë edhe ndihmë shtetërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *