• |
ide | kryesore

Rama do të fitojë betejën e propagandës, jo atë me virusin

1, 2, Ide

Krahasimi që kam përdorur për të përshkruar momentin ku ndodhemi me epideminë Covid 19, është ai i kalimit të anijes sonë përmes Shillës dhe Karridbës, ku më një anë ajo rrezikon të përplaset me rrezikun e Shillës (epidemia), kurse më anë tjetër, duke u ruajtur prej saj, të përplaset me Karridbën (rrënimi ekonomik). Por nëse do t’i paraqisja me animacion këta dy shkëmbinj, nuk do t’i paraqisja si të ngurtë, por si të gjallë, që lëvizin, që dalin apo tërhiqen, shkurtohen apo zgjaten, zvogëlohen apo zmadhohen duke u bërë, kësisoj, edhe më të rrezikshëm. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën e kapitanerisë, çka më së pari do të thotë: të arrijë të dallojë mirë jo vetëm pamjet e mbiujshme e të nënujshme të këtyre shkëmbinjve, por edhe lëvizjet e tyre.


***


A duhet të hapemi, sa duhet të hapemi, si duhet të hapemi, kur duhet të hapemi, janë pikëpyetjet që ngrihen sot, duke pasur parasysh se “rreziku ekonomi” po na afrohet e bëhet gjithnjë e më i madh. Por, që t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet të dimë nëse e kemi rrugën të lirë në krahun tjetër ku qëndron kërcënueshëm rreziku epidemi.

E këtu vijmë në një nga problemet më të mëdha që paraqit, sipas meje, menaxhimi që po i bëhet krizës së pandemisë në Shqipëri, si pasojë e metodës së qeverisjes që ka aplikuar Edi Rama në këtë vend: ajo, sipas së cilës propaganda synon të mbulojë, manipulojë realitetin.

Në një shkrim të mëparshëm jam shprehur kundër përdorimit të fjalës “luftë” dhe të fjalëve “tradhtarë”, “armiq”, “sabotatorë” për arsyet që lidhen sa me klimën psikologjike që kjo gjuhë mund të krijojë në raportet e shqiptarëve me njëri- tjetrin e të shtetit me njerëzit, aq edhe në emër të kalimit të kësaj krize nëpërmjet metodave të ndërgjegjësimit e përgjegjësimit dhe jo të frikësimit.

Por kjo fjalë, e përdorur aq shumë nga propaganda komuniste, që synonte unitetin e popullit rreth partisë, paraqet edhe rreziqe të tjera, që lidhen pikërisht me mbulimin e së vërtetës nëpërmjet mbytjes së zërave ndryshe, me pasojat që i dimë.

Një deputet rilindës, që, për ironi, ka pasur profesionin gazetar, na e paraqiti Ramën në këtë “luftë”, si një Odise që jo vetëm u ka dyllosur veshët shokëve të tij rilindës, por ka dyllosur edhe veshët e vet për të mos dëgjuar zërat e “sirenave” që kërkojnë t’i tërheqin në rrugën e gabuar. Me fjalët të tjera, mesazhi është se në gjendje lufte zërat opozitarë kritikë janë jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm. (Ky shkrim mua më kujtoi një fakt që tregojnë historianët: arriti një pikë gjatë Luftës II kur një pjesë gjeneralësh nuk guxonin t’i thoshin Hitlerit se sa çelik prodhonin SHBA-të, e heshtnin, por kishte edhe një pjesë që i thoshin me patos atë që donte të dëgjonte.)

Problemi është se kur në të gjithë botën flitet për gabime të shumta, duke filluar që nga OBSH, te qeveri shtetesh, pushtete lokale, e këshillime ekspertësh- për shkak se u gjendën përballë një krize të papritur e me shumë të panjohura- Edi Rama dhe Këshilli i tij Teknik na thonë se nuk kanë bërë asnjë gabim. Ky, sipas meje, është një qëndrim ku nevoja për të fituar luftën virtuale të propagandës mund të na çojë në mos shikimin real të gjendjes, që do të thotë në rrezikun e përplasjes rëndë të anijes jo vetëm me njërën, por me të dyja rreziqet kryesore.

Po e ilustroj këtë vetëm me një shembull që vjen nga vendi fqinj, Italia, së cilës i kemi kopjuar edhe termin “Këshilli Teknik”:

Sot, në Itali ka një debat të hapur mbi atë se ku ka gabuar Lombardia, që pati atë numër aq të madh njerëzish të infektuar e të vdekur, duke sjellë, si krahasim, rastin e Venetos, ku këta numra janë shumë më të reduktuar.

Sipas një virologu që bën pjesë në Këshillin Teknik të Venetos, suksesi i tyre shpjegohet me faktin se ata nuk dëgjuan këshillat dhe udhëzimet që erdhën nga Këshilli Teknik i qeverisë qendrore, i cili, në fazën e parë, nuk rekomandonte tamponimin në një masë sa më të gjerë të popullsisë. Në Veneto, ata e aplikuan tamponimin masiv (për çka gati u linçuan në fillim) dhe u rezultoi se kishte një numër shumë të madh personash të infektuar jo simptomatikë, të cilët, gjithsesi, paraqisnin rrezik për infektimin e të tjerëve. Duke u nisur nga kjo, morën masa për izolimin e këtyre nga pjesa e painfektuar. Kurse Lombardia nuk e bëri një gjë të tillë, por vazhdoi me tamponimin selektiv të rekomanduar në atë kohë. (Këtë shembull po e jap jo aq për të shpjeguar diferencën, sesa për të evidentuar se të gjithë flasin për gabime.)

* * *

Për t’u kthyer te vendi ynë: para disa ditësh, një i ri që u plagos nga Policia, kur u çua në spital për plagën rezultoi i infektuar me Covid-19. E njëjta gjë ka ndodhur me dy vetë që pësuan aksident me motor. Sikur të mos u kishin ndodhur këto ngjarje, ata do të kishin vazhduar të infektonin njerëz. Rastet në fjalë tregojnë qartë se ne nuk kemi asnjë ide të përafërt se sa e kemi numrin e të infektuarve asimptomatikë apo me simptoma të lehta dhe ky është një rrezik i madh potencial.

Tashmë, të gjithë thonë se për të evituar këtë rrezik, duhen bërë sa më shumë tamponë dhe sa më shumë teste të gjakut, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një strategji hapjeje. Mirëpo, Edi Rama dhe specialistët e Këshillit Teknik të qeverisë po bëjnë një vesh të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje, sepse kanë vendosur t’i dyllosin ata. Vështirë të mendosh se kjo dyllosje ka të bëjë me atë se janë të bindur se e tyrja është rruga e vetme e duhur. Shkaqet kam frikë se janë të tjera.

I pari që të vjen në mendje është se nuk ka tamponë dhe teste; ose nuk ka personel mjaftueshëm. Deri këtu e marrim me mend edhe pa na e thënë. Por ka një akuzë edhe më të rëndë: qeveria ka frikë të bëjë tamponime në masë pasi kërkon të kontrollojë numrin e të infektuarve e të të vdekurve nga Covid-19, pasi nuk ka mjaftueshëm shtretër të terapisë intensive e si rrugëdalje ka zgjedhur ta mbulojë këtë realitet me propagandën se gjithçka po shkon mirë. Se ku mund të na çojë një metodë e tillë menaxhimi, që nesër mund të na diktojë edhe hapjen pa njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së virusit,- por të mbuluar me propagandën e fitores ndaj “luftës” dhe “armiqve”- merret me mend lehtë.

 Panorama

18 Comments

  1. O Lubonja, edhe ti ke pjesen tende te fajit ne lidhje me Ramen. Nuk e them per 1997, por ne 2013, kur mendoje se Rama eshte me i mire se Berisha. Duhet te kesh parasyh dicka, Berisha e kishte mbyllur ciklin e tij qe para zgjedhjeve te 2013 dhe jo vetem qe nuk kishte cfare t’i jepte me vendit dhe kishte arritur gjithcka qe ishte ne mujdesite e tij, por edhe ishte konsumuar jashtezakonisht. Problemi eshte se ky vend dhe ky popull eshte mesuar me lider te forte dhe nga ana tjeter nuk prodhon lidere, por njerez ordinere. Po ta shohesh holle-holle, Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje kopjac. Idhujt e tij jane Hoxha dhe Berisha. Njelloj si Hoxha, kerkon pushtetin absolut dhe thuajse ia ka arritur, njelloj si Berisha kerkon te luaje ne sulm duke u munduar te poshteroje kundershtarin. Ia kalon te dyve per vjedhjet qe ben. Ka vetem nje ndryshim, Hoxha e mbajti me forcen e sigurimit te shtetit te cilen ky nuk e ka, Berisha eshte trim gje per te cilen Ramen nuk mund ta “akuzosh”. Pika e dobet e Rames eshte pikerisht aty ku ai mendon se eshte me i forte. Mjafton te lexosh diskutimin e djeshem ne fb me Luiz Ejllin, qe ta kuptosh se Rama nuk eshte i afte as ne diskutim te thjeshte. Rama eshte nje skizofren normal, qe nuk ka asgje te veten por te gjitha te kopjuara dhe, sic thone gojet e keqija, forcen e ka tek kokaina. Nuk mund te thuhet se perdor droge pasi nuk eshte e verteruar, por mosberja e testit le per te dyshuar

    1. zhvillimi fjales ,per nje shekull nuk gjindet komb qe e ka me te zhvilluar se shqiptaret,,por fjala ka pasqyr vepren dhe kur mungon vepra si pasqyrim I vjales quhet mashtrim ,ky eshte fakt fetar shkencor dhe praktik ,kjo eshte e verteta,tani qe jemi ne procest zhgenjimi po ulltojm drejt unitetit cili prollon zgjillje ,por gjith skenaristet e deritashem para popullit jan te deshtuar,

      1. Une mendoj se kushdo qe shkruan duhet te jete konshient per ate qe shkruan dhe faktin qe ajo qe percon ne nje shkrim te jete disi e ndryshme nga ajo qe ka thene mijra here me pare.
        Lubonja ka gjetur vetem nje vrime te fyellit dh asaj di ti bjere. Une nuk mund te marr mundimin te lexoj me brockullat e tij prej individi ziliqar, tendencioz dhe antishqiptar (ndoshta kjo e fundit jo me qellim).
        Nuk arrij ta kuptoj se cfare interesi kane mediat qe e punesojne dhe paguajne kete person pasi me duket se shumica e shqiptareve kane humbur interesin per ate qe thote apo mendon Lubonja me shoke.
        Nese mediat si kjo e masin suksesin e tyre me klikimet dhe me komentet negative ndaj Lubonjes dhe botuesve te tij atehere kjo eshte dicka tjeter.
        Kjo nuk eshte shenje suksesit dhe ca me pak te te marrurit seriozisht te nje medie por lidhet me reagimin, shpesh te kuptueshem, dhe frustrimin e shume shqiptareve me plehrat qe ju servisin si lajme apo opinioni/analiza.

        Per Bushatin e Lubonjen me shoke parshikimi i motit eshte gjthmone furtune e stuhi dhe keq e mos me keq – kur i veshin vetes edhe stofin e mendjendriturve dhe eksperteve te gjithckaje pastaj te vjen te vjellesh. Per me tper kur flasin per mendime illuminare si barazi e drejtesi, ide populiste qe i gjen sot kryesisht tek mbeshtetesit e Trump, nderkohe qe s’kane asgje te perbashket me keto ide vec cmires, zilise dhe komplekseve inferiore ndaj kujtdo qe perpiqet te bej dicka.
        Sa e lehte eshte te kritikosh me kuc e me mac – kur flet nga Firence apo nga Rogneri dhe kur s’ke bere asnje dite pune reale – pervec burgut qe Lubonja duket sikur e ka harruar. Dikush mund te thote qe Lubonjes ajo kohe e burgut e kq demtuar rende por une mendoj se ai ka qene nje perosnalitet i semure shume kohe me pare se burgu.

    2. per ulje respekt afalnderim degjushmeri meriton me te drejt vetem krijuesi botnave, thotë:

      miliona vite jet ne tok ,dhe askush nuk ka fituar triumfuar dhe zhdukur te verteten, ,ka nje shekull ,qe klasa politike me teori ,politika u perpiqen te zevendesojn te verteten me interesin,grapiten pronat individuale 2 her,1here ne 46 ,dhe 1 her ne 91,u ben zoter te pronave kombetare arriten shpopullim ,tani u hoqen nga konventa per te drejtat e njeriut na mbyllen kultet e besimit ,dhe tani mendojn qe keta dhe ligjet e deshirave te tyre jan zoti tokes,shikoni deri ku kan arritur nga perfitimi mirbesimit beses ,dhe dobesis ton,,,,kjo eshte fakti me I mir per ta kuptuar me mir cfar ben padrejtesia te padrejtit nese neve I perkrahim ,u shkojm pas,dhe ushqejm nga mundi dhe djersa jone,me taksa siguracione apo gjitha idet qe keta shpikin per te na grryer xhepat tan ,kata jan ber 1 si klas politike per te mbajtur pushtetin qellimet,planet,bile bile per ta ber sundimin me te forte kan marr ne bashkqeverisje dhe aleat te jashtem ,kjo eshte fakt tani u gllim perfundimisht si skllever,dhe shum shpejt do tu grabiten te drejtat gjitha niveleve deri tek dhoma pushtetit,mbasi perkrahsit nuk ju interesojn me se kan gjetur aleat te jashtem tani pushteti ,buron nga fuqia dhe ushqehet nga sklleverit ,ku ligj dhe kushtetut eshte fuqia dhe deshira,jo mendimi perparuar ,jo e drejta jo haku padrejtesia u zhvillu me dy standarte fol bukur dhe vepro sipas planit tani nuk flitet por veprohet nuk jepet shpjegim por llunohesh,ky eshte pushteti sotem qe po ullton drejt fatit vet,,po fati jon drejt kujt po shkon ,ka then muhamedi a,s,kur dikush don me te grabit lufto me te,,,,nese e mbyt ai esht per ne xhehnemm ,nese vritesh je per ,xhehnet,,,,////////,kuptoni vetmbrojtjen qe ka krijuar I malli zot ne mas instinct imunitet,,,mos heshteni e te beheni demtues te vetes dhe humbisni ne perjetesi,,,thot ne nje hadith,,e ndjek rrisku njeriun si vdekja,,dhe ne nje hadith tjeter thot,nuk vdes kush pa ngrenedhe kafshaten e fundit,te rriskut qe zoti ka percaktu per te,ne nje hadith,tjeter per periullen e dedxhalit ,mesihut mashtrues te cilin zbret isaja a,s biri mejremes,dhe e vret ,thuhet ,ne kohen e dedxhalit nuk do ket gje mbi siperfaqen e tokes,,vec,njeriut,dhe e pyeten sahabet ,si do jetojn njerzit kur sdo ket asgje,profeti te mallit zot u pergjigj,per besimtaret fjala la il lahe il lollah,do jua mbushin barkun ,kurse per jobesimtaret dedxhali ,do vijne edhe me buk dhe me nje lum me uje,dhe do ju thot thuaj jam zoti yt te te jap,dhe njerzit do thon te ham qe te mbijetojme dhe e pranojn per zot,,,,,,/dhe te gjith ato qe pranojn ket mashtrues per zot ka then I derguari te mallit zot muhamedi ,a,s ,do jen prej te humburve,ju drejtohem te gjith atyre qe mendojn takimin me te mallin zot,,si kujtes,,lexoni kuran dhe synet dhe veproni sipas tije ,mos ju nenshtroni askujt ,vecse te mallit zot,gabimi qe pranuam dhe nenshtruam per nje shekulli mashtruesve ,ja ku na zhyten mbroni me cdo cmim lirit dhe te drejtat ne unitet ashtu sic thot I malli zot,kerkoni deri ne piken e fundit te gjakut dhe jetes suaj sepse lirit te drejtat I krijoj dhe na I lla vetem I malli zot dhe jo sunduesit mizor,dani qe dolen pastert ne shesh,planet teorit veprat e tyre ,prej nje shekulli dhe duan ti ven kapakun ,tani duhet tu themi qofte dhe me frymen e fundit jo kurr te drejtenlirin time apo te flasesh ne emer te saje ste lejoj se ne te kam jeten zgjilljet ,sejcili ne kete bote mbron dhe shpreh te drejten e vet dhe kundershton padrejtesin ti behet,ky eshte natyralitet te drejten e krijoj zoti mallerishem e don ai dhe gjith njerzit padrejtesin ,e urrejn te gjith,po tu behet,padrejtesin e mbrojn vetem grupi interest qe jan pak dhe tashme kan deshtuar,padrejtesia kurrsesi nuk triumfon ,sepse nuk u krijua per te triumfuar,eshte e drejta jon e shprehjes mbrojtjes dhe sakrifices per te drejten qe na takon ,dhe detyrimi jon nese duam shpetim ne dy botnat ,dhe mendojm takim me krijuesin ton ,kemi pergjegjsi ,nese I themi vetes musliman qe te veprojm sipas kuranit dhe synetit profetik ,te mos I bindemi askujt vetem se ati qe eshte I mbeshtetur ne kuran dhe synet,dhe vepron sipas tije,dhe me tjeret ka marrveshje mirkuptimi ,te cilat bejn te mundur harmonin vlerat zhvillimin perparimin shoqeror,kjo eshte e verteta rrug zgjillje pa probleme ky eshte shpetimi ,dhe kjo eshte zgjillja o njerez qe deshironi shpetim ne dy botnat dhe takim me krijuesin tuaj,tjerat jan mashtrim humbje shkatrrim ndeshkim ne dy botnat,nese ka mbi siperfaqen e tokes me te ditur se vet I gjithdituri krijuesi gjithesise ,dhe mundet qe njerzimit ti zgjillin problemet ,pa pas ne mes elemente mashtrimi urdhero te dalin po I bindemi por jo nuk ka dy ztoa te mallerishem per nje krijim sikurse ska dy autor per nje shpikje,,sot shpetues te theksuar nuk ka se shpetues eshte ullzimi zotit per ne ,te me falni zen me te malle mbasi kam kompjutrin me difekt,,dhe shpetues behet sejcili per veten e vet vetem duke u mbeshtetur dhe vepruar sipas ullzimit te te mallit zot,sejcili qe din e ka me borxh pergjegjsi prej te mallit zot pak apo shum ta percjellin diturin mbani mend mire do tu behem deshmi diten e gjykimit qe vemendjen per te verteten jua terhoqa si e dobishme dhe shpetuese dhe vetmbrojtjen si te lejuar dhe shpetuese ,beni cfar te deshironi se ate do te gjeni tek zoti juaj por dijeni se pa njohuri ,allurim angazhim sherbim unitet nuk vjen nje e mire,kjo nuk beher per urrejtje si koment ,as nga urrejtja,por per ta largu urrejtjen dhe gjitha te keqijat qe na kan mberthyer,qe njerzit perms mbeshtetjes tek krijuesi gjithesise te mesohen se si urrejtjen ta kthejn ne dashuri ,luften ne paqe paqartesit ne qartesi jeten nga pesimizmi ne gjalleri problemet ne zgjillje pasigurin ne siguri,pesimizmin ne shpres ,ky eshte dhe komenti I fundit ne jeten time ,ne rrjetet sociale ,mbasi gjithcka njeriut I duhet e gjen ne shpalljen hyjnore,,kujt nuk do ti mjaftojnlibri te mallit zot,nuk do ti mjaftojn ,asgje,nese dikush din me shum me mir le te behet ndihmes dhe plotesues ne dobi,kjo ishte kujtes dhe dobi per ju o te padrejt largohuni nga padrejtesia ,o njerz qe mendoni takimin me te mallin zot mbeshtetjuni vetem atije dhe sipas ullzimit tije zhvilloni jeten tuaj kerkoni mbroni dhe menaxhoni te drejtat qe I malli zot krijoj per ne dhe na I lla,respekt per te gjith ,zoti ua hapet zemrat per ta kuptuar dhe pranuar te verteten ,e,selamu alejkum ve rahmetulla,,

  2. MERO GELBAZA,FRED PEZA,CARLO BOLINO SOKOL BALLA ,BYTHLEPIRES DHE ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    ALFRED PEZA E MBANE KOKEN NE BYTH TE EDI RAMES KUR POSTON DIQKA SI LEGEN,SA TE HJEK KOKEN NGA BYTHA E EDI RAMES ,YMER GELBAZA E FUT EDHE AI KOKEN NE BYTH TE EDI RAMES

  3. Rama e ka fituar te dyja luftat, edhe luften me pd e luli.
    Por kjo sdo te thote qe cdo gje ka marre fund, sepse nese deri dje me propagante mund te genjeje nje pjese te shoqerise sepse nuk kishte probleme, tani problemi ekonomik e kane te gjithe, pra ti mund te dalesh e te thuash qe kemi bere ate e dhene kete, por ne fund kur njerzit te shikojn xhepat, nese skan marre gje, dhe do jene shume kesaj rralle, nuk besoj se do te funksionoj shume propaganda e tij

  4. Propaganden e ka fituar me kohe!
    Megjithate eshte i bindur se njerezia ne 2020-n ngop barkun me propagande!!!
    S’ka faj, gjithsesi, eshte rritur mes byroistesh!

  5. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb dhe per ju shpellkare dhe per fatosin,sa per berishen trim kete e pame,sa per vrases dhe enveri nuk ja kalon dot,vrau preu dogji shkatarroje gjithcka mori ne dorzim nga ramiz Alia

  6. ZOTI LUBONJA MOS JU AFRO SHUME SKENDER KURVES MINXHOZI EDUARD ZALOSHNJES DHE SOKOL SKYPE ,SE TE QELBIN NGA NGA GOJA DUKE E LEPIR NE BYTH EDI RAMEN DHE LAL DHJERIN

  7. Opozitarizmi ne te drejten demokratike qe ben z’ Fatos, eshte per tu perkrahur nga te gjitha anet. Sepse dikush e quan edhe doktor, dikush ekonomist, e dikush edhe e banalizon ,por te jeshe gazetar, opinionist duhet te jeshe me popullin, gjithemone ne opozite me qeverite, e kete mendoj se z; Fatos e ben, e ka bere mese miri. Pikat qe ngre, e qe kritikon ai jane me se te drejta, e qe nje qeveri e drejte, e mencur per popullin mendon me thelle se nje izolim, zpo karantine infiniti qe po e zgjat ne cdo rast ky, KM qe vetem kete ka ne dore ndaj ketij populli qe e ka zene gjumi rilindas.

  8. Ky i pa emri ka të drejt të quhet kështu siç e ka zgjedhur epitetin tij nga që nëna e vet ka përdorur shume lloje spermash te gomarit te kalit te qenit dhe shumë specjeve te tjera kinez afrikan etjera keshtu që është i pa emër

  9. Ky i pa emri ka të drejt të quhet kështu siç e ka zgjedhur epitetin tij nga që nëna e vet ka përdorur shume lloje spermash te gomarit te kalit te qenit dhe shumë specjeve te tjera kinez afrikan etjera keshtu që është i pa emër

  10. Ama krahasimi real që duhet të bëjë opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013, kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75, pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krahasojë veten me Edi Ramën, duhet t’i thotë faleminderit që e përmirësove Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lame, në vendin e 84.

  11. I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.

    Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.

  12. Ipaemer,, ose me shqip,,,,Letra higjenike rilindase,,,po si nuk mund te japesh nje koment te jete njesh me artikullin, por vetem brockulla gomeresh degjojme e shohim nga ti ore biri gomarit kuqal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu