• |
ide | kryesore

Merkel zemëron Kinën: Kërkon 150 miliardë € dëmshpërblim për koronavirusin

Lajme, Të fundit



Gjermania ka tronditur Kinën pasi iu bashkua zërave të Britanisë së Madhe, Francës dhe SHBA-ve në një sulm të rrallë kundër Pekinit. Berlini bëri përgjegjëse qeverinë kineze për pandeminë globale. Sipas gazetës gjermane “Bild” madje bëhet fjalë edhe për një faturë prej 150 miliardë eurosh që pretendon Berlini.

Së fundmi edhe Gjermania i mëshoi kritikave ndaj Kinës për mënyrën si u menaxhua virusi në nisje të tij duke mos pasur asnjë dyshim për origjinën e tij. Kancelarja Merkel u tha gazetarëve këtë të hënë në Berlin se “Kina duhet të bëjë menjëherë transparancë për origjinën e virusit”. Vetë Pekini nuk e ka pranuar që virusi shpërtheu në Kinë dhe se sipas saj burimi mbetet mister.

Më herët Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ajo ishte “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe nuk do të ishte e gjithë bota duke vuajtur për shkak të saj. Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije të përgjegjshëm, atëherë duhet të ketë pasoja” – tha Trump.

Ai shtoi se kinezët ishin “të zënë ngushtë” nga pyetja nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo që u bë qëllimisht?” Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij të lartë kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për mungesë transparence. Këtë javë qyteti i Wuhan, ku filloi shpërthimi, rishikoi numrin e tij të vdekjeve duke e shtuar papritur atë me 50%.

Mbretëria e Bashkuar iu është bashkuar zërave të inteligjencës amerikane se nga hetimet paraprake virusi ka origjinën në një laborator në Wuhan dhe jo në një treg kafshësh.

Kësaj iu shtua tashmë edhe “bomba” e gazetës më të madhe në Gjermani, Bild që flet për 149 miliardë € dëmshpërblim. Sipas të njëjtave burime, fatura përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, 1 milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Bild llogariti se kjo arrin në 1 784 € për person dhe se PBB-ja e Gjermanisë do bjerë me 4.2%. Kina u përgjigj duke pretenduar se fatura “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Prit se do ti japi, me ca trapin do ta kercenoni kinen, kur e gjithe sistemi prodhues esjte ne kine. Do ta izoloni, humbjet do jene kolosale per kompanite europiae e usa qe shesin ne tregun kinez qe esjte me i madhi. Kina eshte diktature i kontrollon masat me mire.
    O Merkel po gjermani bazohet te eksporti nuk ben te besh lufte me bleresin me te madh.
    Gjithsesi sic thote Markoja
    Good Luck

  2. Nqs eshte e vertete kjo duhet ta lere ate post se e ka qelbur keq. Kjo mua me ka zhgenjyer me mbylljen qe i beri gjermanise duke ja ulur shum prestigjin forcen dhe aq sa mire ne dukje te pakten beri duke pranuar 1.000.000.refugjat sirian. Shpresoj te jet jo e vertete.

  3. Me ne fund e gjitha bota kunder Kines. Deri tani ka manovruar me politiken perca dhe sundo. Beteja kunder Kines,ose me sakte partise komuniste Kineze, po unifikon perendimin. Nderkohe ne rajon te gjithe shtetet e rendesishme i ka kunder. Izolim i frikshem qe sic thoshte gazetari i Bild, me shume mundesi do te perpije partine komuniste. Bota duhet te shkoje drejt ekuilibrit natyral. Kina eshte nje anomali ne cdo aspekt.

  4. U be ndonje hetim nderkombetar dhe i ” pa varur” apo shantazh i paster dhe futini ndonje luft se ja keni mar doren mire.

  5. Jo vetem Gjermania por e gjithe bota do ti kerkoje demshperblim Kines, sespe nuk kemi te bejme vtem me nje apo dy shtetet por te gjithe globin. Nuk besoj se Kina do tja hedhe lehte pamvaresisht eksitimit te disa komunisteve ketu ne forum. Kina arriti njefare ekonomie fale investimeve perendimore dhe vjedhjes se vazhdueshme qe Kina i ben teknologjive perendimore, por nje izolim nderkombetar e kthen ke tasi orizit

  6. Te gjithe e dijne qe kina e kishte fajin dhe kina do ti vuaje per vite pasojat…edhe sepse gobalizimi i promovuar nga vete kina, ne kete menyre sic ishte, eshte i vdekur..I thoni Mavi-ve se nuk ka me regjim komunist qe i mban, edhe duke rritur mjekrat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *