• |
ide | kryesore

Muntari bën pohimin për golin më të përfolur në Serie A: “Do kishim fituar ndeshjen, por jo titullin”

Sport



Sulley Muntari është njeriu i historisë për futbollin italian. Ka qenë pjesë e Inter të Tripletës, ka luftuar kundër racizmit në fushat e futbollit dhe ka parë ti anullohet goli më gol i historisë së Serie A… “Thoni se goli im jo gol kundër Juventus ndryshoi historinë? Mendoj se Var e Goal-Line Technology do të kishin ardhur gjithësesi, goli im vetëm i përshpejtoi”.

Gjërat mund të kishin vajtur ndryshe në atë ndeshje dhe të gjithë tifozët anti-juventinë e besojnë se është kështu, përvec… Muntarit vetë: “Nëse goli im do të ishte vlerësuar do të kishim vajtur 2-0 për Milan e sipas meje do ta kishim fituar ndeshjen. Por titullin nuk e di… edhe sot nuk di ctë them… duhet thënë se ai Juventus i Conte ishte i helmatisur, vraponte në mënyrë të pabesueshme, pështynte gjak, për këtë edhe duke fituar atë mbrëmje për titullin do të ishte luftë deri në fund e nuk jam i sigurtë nëse do ta kishim fituar ne kampionatin”

Batutën më të bukur megjithatë Muntari e rezervon për racizmin: “E patë virusin? Nuk sheh në sy askënd, jemi të gjithë njësoj. Na ka mbyllur në shtëpi të gjithëve, të bardhë, të zinj, blu, të kuq, të verdhë. Ne, vec e vec nuk vlejmë fare. Duhet të luftojmë si qenie njerëzore, të gjithë bashkë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *