• |
ide | kryesore

Pjanic i pari që kthehet në Torino: “Back to the business”, por më parë karantinë

Sport



Në kohën kur Cristiano Ronaldo është ende i bllokuar në Madeira e Gonzalo Higuain dëshiron të qendrojë në Argjentinë, Miralem Pjanic është kthyer në Torino. Lojtari boshnjak, me pasaportë luksemburgase, e ka bërë të ditur vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Back to the business”, shkruan mesfushori me shumë emotes me flamurin e Italisë në profilin e tij në Instagram, sapo ka zbritur nga avioni i tij privat.

Fytrë e qeshur, gati të rifillojë aty ku e kishte lënë. Duhet të kalojë tashmë 14 ditë izolimi e pastaj të kthehet në punë. Ashtu si ai edhe shokët e tjerë që kanë fluturuar në vendlindje për të kaluar këtë periudhë të cuditshme pranë familjes. Priten gjatë javës edhe brazilianët Alex Sandro, Douglas Costa e Danilo, francezi Rabiot, gjermani Khedira e polaku Szczesny, që dje ka festuar 30 vjetorin pranë familjes.

View this post on Instagram

Back To The Business ????

A post shared by Miralem Pjanić (@miralem_pjanic) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *