• |
ide | kryesore

Sam Smith, i bindur që është mbartës i Covid 19

Paparazzi, Slider



Të famshmit e prekur nga Covid-19 nuk kanë ngurruar të flasin rreth eksperiencës së përjetuar me pandeminë. Pas Tom Hanks, princit Charles, Idris Elba apo Pink është radha e Sam Smith! Në ndryshim nga të tjerët që kryen testimin dhe rezultuan pozitivë, Smith është i sigurt që është infektuar edhe pse nuk e konfirmoi kurrë.

Gjatë një interviste online, këngëtari tregoi se si u vetë-diagnostikua me koronavirus. “Unë nuk kam bërë test, por e di që e kam. Thjesht e di që e kam pasi gjithçka që kam lexuar rreth saj, më çon drejt atij përfundimi.”

Simptomat e tij më pas kaluan edhe tek e motra, prandaj të dy u karantinuan së bashku për të mbrojtur pjesën tjetër të familjes, që bëjnë pjesë në grupmoshën më të rrezikuar. Sipas këngëtarit, ai dhe motra e tij e kanë marrë virusin para se pandemia të bëhej serioze në Britani dhe izolimi të merrej seriozisht. Gjithsesi, sipas tij e keqja më e madhe ka kaluar dhe tani i gjithë frymëzimi ka kaluar tek krijimi i muzikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *