• |
ide | kryesore

Vaksinimi ka kundërshtar tenistin Djokovic: “Jo, vaksinës së detyrueshme”

Sport



“Personalisht jam kundër vaksinimit e nuk do të doja të isha i detyruar nga dikush të bëja vaksinën për të udhëtuar”. Novak Djokovic është shprehur kështu gjatë një bisede në Facebook, me disa sportistë serbë, sipas asaj që bën të ditur sot The Guardian. Numri 1 i tenisit botëror ka folur për mundësinë e vaksinës për të mundur të udhëtojë, për shkak të koronavirus: “Por nëse bëhet e detyrueshme, cfarë do të ndodhë’? Duhet të marr një vendim. Kam mendimet e mia mbi këtë cështje e nëse mendimet do të ndryshojnë në një farë pike, nuk e di”.

“Hipotetikisht, nëse sezoni duhet të rifillojë në korrik, gusht apo shtator, edhe pse e pamundur, e kuptoj që një vaksinë do të bëhet një kërkesë menjëherë sapo të dalim nga karantina e ashpër” ka thënë Djokovic. “Por duhet të kujtojmë se deri më sot nuk ka asnjë vaksinë…”



1 Comment

  1. Ky serbi te bindi serbet e tij qe mos te marrin vaksinen. Aman na e bej kete nder, mbase te degjojne ,dhe fillon e i puth koronavirusi ne balle nje nga nje te gjithe me radhe,deri ne serbin e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *