• |
ide | kryesore

Chelsea e Tottenham parakalojnë Juventus për Milik: Lucas Moura, në tavolinë, josh De Laurentiis

Sport



Jo vetëm Juventus e Milan kanë hedhur sytë mbi Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak i Napolit ka tërhequr interes edhe në Premier League me Chelsea e Tottenham në vijën e parë. Shoqëritë londineze kërkojnë të bëjnë një shkëmbim me De Laurentiis, që ende nuk ka gjetur një akord për të rinovuar me qendërsulmuesin: Spurs janë të gatshëm të flasin për Lucas Moura, ndërsa Chelsea vendos në tavolinë Jeremie Boga, për të cilin kanë të drejtën e blerjes nga Sassuolo.

Napoli në javët e ardhshme do ta ketë të qartë se cfarë do të bëjë me Milik që, nga ana e tij, kërkon garanci për të rinovuar kontratën në skadencë në 2021. Sulmuesi polak është në sezonin e tij të katërt me të kaltrit, por po studion mundësinë për të ndryshuar ambjent e shoqëritë e interesuara nuk mungojnë.

Në Itali kanë lëvizur para të gjithëve Juventus e Milan, por Milik duhet të bëjë zgjedhje edhe në bazë të interesit konkret të treguar nga Chelsea e Tottenham. Braziliani Lucas Moura është një pedinë shkëmbimi që e josh shumë De Laurentiis, por në radhë të parë vlen vullneti i Milik e duke qenë se në lojë janë edhe kampionët e Italisë zgjedhja bëhet e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *