• |
ide | kryesore

Drastike/ Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon mbylljen e futbollit deri në fund të 2021

F1, Sport



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një ‘conference call’ private me UEFA e përfaqësuesit e klubeve kryesore europiane për të diskutuar të ardhmen e kalendarit futbollistik në kulmin e pandemisë të shkaktuar nga koronavirus. Për agjensinë e Kombeve të Bashkuara – shkruan e e përjavshmja investigative braziliane Veja në faqen e saj në internet – skenari ideal është pezullimi i kompeticioneve ndërkombëtare deri në fund të 2021. Masa mund të duket drastike, në kufijtë e të paimagjinueshmes: ndërsa diskutohet protokolli i një rikthimi të menjëhershëm në fushë, sugjerohet një ndalesë për 1 vit e gjysëm. Placar, revista sportive e vendit amerikano latin, ka folur me një pjesëmarrës në mbledhje, që është zhvilluar në 16 prill, që ka konfirmuar se OBSH ishte serioze në kërkesën e saj.

Dy mediat braziliane shkruajnë se konferenca – e parashikuar për një orë – ka zgjatur për dy orë e gjysëm, me tone të ndezura. Masa drastike është sugjeruar pas prezantimit të dy epidemiologëve mbi entitetin e emergjencës shëndetësore botërore. Në bazën e një studimi mbi rreziqet e valëve të reja të infektimit vitin e ardhshëm, dyshja e ekspertëve ka treguar skenarët e mundshëm e ka pretenduar se zgjidhja më e mirë është ajo për ti mbajtur kompeticionet të mbyllura deri në fund të vitit të ardhshëm. Duhet thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë autoritet mbi kalendarin sportiv e UEFA nuk është e detyruar të ndjekë sugjerimet.



1 Comment

  1. Nje vit e gjys pushim do te thote te marresh ne qafe nje brez te tere futbollistesh. Pas 1 vit e gjys ka rrezik qe futbolli te kthehet ne amator per nje kohe te gjate edhe nese klubet do rezistonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *