• |
ide | kryesore

E quajtën të zhdukur e në prag shkarkimi, tërbohet Nasri: “Kur do reshtni me këto falsitete”

Sport



Samir Nasri hedh poshtë akuzat për një ikje nga Belgjika, ashtu si edhe skenarin që e tregonte një hap larg shkarkimit nga Anderlecht: “Duhet të jetë një shaka e shëmtuar – ka thënë ai gjatë një interviste – Si mund të thuash që u nisa lë lënë gjurmë? E lexova këtë gjë gjithëkund, por nëse dikush zhduket do të thotë që prej tij nuk dëgjon më e se nuk jep shenja jete. Unë ndërkohë flas me stafin mjekësor cdo ditë e flas edhe me Kompany. Pjesa tjetër janë të gjitha spekulime e i kërkoj të gjithëve të mos vazhdojnë më. Nuk po ndodh asgjë mes meje e shoqërisë”.

Të hënën e përditshmja e Brukselit La Dernière Heure kishte shpërndarë lajmin se ish-mesfushori i Manchester City e Arsenal ishte nisur për në Dubai pa leje e pa lajmëruar klubin e tij, duke shkaktuar tërbimin e shoqërisë që sipas tyre ishte gati të zgjidhte kontratën me francezin. Nasri ndërkohë ka mohuar me forcë këto rrethana, duke theksuar se për momentin është thjesht në pritje të mësojë cdo të ndodhë me sezonin e Pro League: “Po pres të shoh nëse kampionati do të rifillojë e nëse do të luajmë në playoff. Pastaj të shohim cdo të ndodhë për sezonin e ardhshëm”.

Liga kombëtare belge e kishte përcaktuar mbylljen e parakohëshme të kampionatit që në datën 2 prill, duke konfirmuar fitoren e Bruges që kryesonte renditjen, edhe pse vendimi duhet ratifikuar nga një asamble e përgjithshme që është shtyrë dy herë deri tani. Mbetet ndër të tjera të gjendet një marrëveshje me Uefa, që në një moment të parë kundërshtoi vendimin e marrë nga Federata belge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *