• |
ide | kryesore

“Eja tek Juventus”: mes Inter e Mertens ndërhyn Sarri

Sport



Një front i ri për tu përplasur e është sërisht në merkato arena mes Inter e Juventus, mes Antonio Conte e Maurizio Sarri. Sikur të mos mjaftojë interesimi i përbashkët për lojatët e kombëtares Chiesa e Tonali apo pasioni bardhezi për Icardin, ai që i ka vënë tani dy shoqëritë përballë është Dries Mertens. Belgu në skadencë kontrate me Napolin, duket se është gjithnjë e më larg rinovimit me klubin e presidentit De Laurentiis. Një hapësirë të cilin e ka shfrytëzuar prej kohësh Inter, duke u afruar gradualisht, duke i propozuar sulmuesit një kontratë shumë më interesante në krahasim me atë të AdL. Kontaktet kishin avancuar duke u bërë arsyeja e një ndalese tjetër në bisedimet me Napolin.

Por në momentin në të cilin Juventus nisi të programojë planin post-Higuain, duke parë si zëvendësues të mundshëm Milik, tekniku i bardhezinjve Maurizio Sarri, ish-napoletan, i ka kërkuar drejtuesve të klubit: të marrim edhe Mertens. Tekniku i kampionëve të Italisë kërkon të ndërtojë rrethin e të besuarve (jo rastësisht për mesfushën ishin bërë emrat e Jorginho e Allan) për të ndërtuar sezonin e ardhshëm, për më tepër që Douglas Costa e Bernardeschi nuk konsiderohen më të domosdoshëm.

Por pavarësisht empatisë së madhe mes Mertens e Sarri, mbeten vështirësi për tu kaluar, mbi të gjitha me dilemat e vetë sulmuesit që ndryshe nga sa ndodhi me Higuain, nuk dëshiron të “tradhëtojë” botën napoletane. Kjo do të thotë: nëse nuk do të ketë rinovim, më mirë Inter se Juventus. Gjithnjë nëse thirrja e Sarri nuk bëhet e fortë me kalimin e ditëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *