• |
ide | kryesore

Epidemilogu italian: Me këtë kurbë që ka Shqipëria , s’ka nevojë për karantinë të fortë

Lajme, Të fundit

Epidemiologu italian Giulio Tarro shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit të koronavirusit në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe doreza, por kritikoi qeverinë duke u shprehur se, nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.


“Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.


Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese” – tha Tarro për Ora News. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Tani qe na e tha ky epidemiologu Italjan , tani u vertetua qe Rama e ka gabim dhe Lubonje , Bushati, Shkurdhaku e kane drejte .
    Pra duhet karantine me e lehte.

  2. Nje peshkatar i fisit zulu ne afriken e jugut tha se Shqiperia ka nevoje per nje karantine me te forte se sa kjo qe ka.

  3. Kjo kurbe e pangjashme ne bote per cov19 me siguri do jete grafiku i periodave te Manastriliut ne funksion te lohes.Vetem nje i mare e shpjegon ate grafik

  4. Nje zhgarravine te tille vetem mesuesi i vizatimit nga Surreli mund ta beje pasi nuk ngjan fare me kurbat e vendeve te tjera

  5. More talion (i nderuari zoti Xhulio),sa ta marresh vesh ti,kete grafikun ,qe e kane bere sic kane dashur Rama me grate doktoresha,qe drejtojne keshillin shkencor,me ne krye kunaten e Rames dhe te Cucit (e kane bere si syte e vet-thote populli),do te ndryshosh mendim,prandaj fol me mire per taliont e Italies,e mos u perhap ketu tek ne,se do humbasesh edhe ato,qe mund t’i keshe te sakta.

  6. More talion (i nderuari zoti Xhulio),sa ta marresh vesh ti,kete grafikun ,qe e kane bere sic kane dashur Rama me grate doktoresha,qe drejtojne keshillin shkencor,me ne krye kunaten e Rames dhe te Cucit (e kane bere si syte e vet-thote populli),do te ndryshosh mendim,prandaj fol me mire per taliont e Italies,e mos u perhap ketu tek ne,se do humbasesh edhe ato,qe mund t’i keshe te sakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu