• |
ide | kryesore

Flet Basha: E vërteta e kontratës së lobimit në SHBA

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar akuzën e bërë nga kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla sipas të cilit “në kohën kur vendi është në kushte pandemie selia blu ka harxhuar 60 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Balla ka publikuar edhe një dokument ku thuhet se kontrata është firmosur në datën 10 mars nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Por në një intervistë për emisionin “Open”, Basha tha se nuk bëhet fjalë për asgjë të re.

“Kjo është kontratë në vazhdim që Partia Demokratike e ka prej 2 vjetësh, një pagesë prej 10 mijë dollarësh në muaj, qëllimi i së cilës, siç dallohet qartë në dokumentet e publikuara, sepse janë transparente në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka qenë pikërisht për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të marrë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ajo që është vërtetuar është që, falë bashkëpunimit me autoritetet amerikane, për fat të keq për Shqipërinë, në raportet Departamentit të Shtetit dhe raportet e tjera të luftës kundër krimit, drogës dhe korrupsionit, kanë treguar se Shqipëria po zhytet thellë e më thellë në një regjim autokratik me probleme të thella korrupsioni dhe krimi.

Pra kjo është një kontratë transparente që ekziston prej shumë kohësh dhe që rinovohet në mënyrë periodike.

Nuk përbën asnjë lajm. Atëherë pyetja është: pse e nxori sot Taulant Balla?! Cila është arsyeja? Pse sot? Sepse sot është denoncuar edhe njëherë tenderi për kitet. Sepse nuk duan të përgjigjen për tenderët sekretë që kanë bërë për shëndetësinë, ndërkohë që po sot media ka denoncuar diçka tjetër: një kontratë me një VKM sekrete të qeverisë për 720 mijë euro apo 900 mijë dollarë të taksapaguesve shqiptarë që qeveria i ka marrë për lobim.

Këto janë paratë e qeverisë që i përdor Partia Socialiste për të lobuar kundër kundërshtarëve politikë, kundër opozitës. Pra edhe njëherë, në këtë kontratë nuk ka asgjë të re. Është një kontratë që ekziston prej 2 vjetësh, rinovohet në mënyrë periodike. Qëllimi është ndihma amerikane për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe penetrimin e krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe në organet e shtetit” – tha Basha.

Taulant Balla akuzoi se kompania që ka zgjedhur PD është e njëjta që lobon për Maduron e Venezuelës. Basha përgjigjet: “Po kompania që ka marrë qeveria dhe që e paguan me lekët e shqiptarëve për të lobuar kundër opozitës që ka Nursulltanin, çfarë domethënë kjo?!

Kompanitë marrin klientët që marrin. Është fare normale që partitë politike të bëjnë aktivitet lobimi. Dy gjëra ama; nuk duhet të përdorë paratë e shtetit dhe Partia Socialiste ka përdorur pushtetin, 720 mijë euro për kontratën e publikuar sot nga media dhe nuk mund ta bëjnë për të luftuar opozitën. Në qoftë se doni lajm, ky është lajmi.

Ndërsa në kontratën e Partisë Demokratike gjithçka është transparente, nuk është diçka e re, ka 2 vjet kjo kontratë dhe është e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. Nuk përbën absolutisht asnjë lajm. Qëllimi është për të ndihmuar Shqipërinë, për të ndihmuar shqiptarët pikërisht që të mos ndodhin këto gjëra.

Që të mos klasifikohen sekret kontratat e shëndetësisë e të vidhet me një dorë mjaftueshëm para për të paguar siç ju thashë 9 mijë pensione në qytet apo për të paguar 16 mijë pensione në fshat dhe kjo sigurisht i shqetëson ata që janë të përfshirë në korrupsion” – tha Basha. ©LAPSI.al



13 Comments

    1. Është shumë e thjeshtë për të kuptuar.
      PD në opozitë nuk ka asgjë në dorë lidhur me buxhetin e shtetit apo më saktë me paratë e taksapaguesve, pra me paratë tuaja o mavri mavi.
      Ajo edhe në kushtet kur ka hequr dorë nga rrogat e deputetit, sikur nga një euro të japin ata qindra mijë protestues kundër kësaj qeverie të korruptuar, ka paguar 60 mijë euro, e ku kjo qeveri vjedh disa qindra miliona, për të lobuar në SHBA, që ky shtet të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit në Shqipëri

  1. Guaket se kuptojne se ne mareveshjen e PDse ka ligjimitet, por ju nuk kuptoni ate tjetren qe te marresh hua nga parate e popullit e ti perdoresh kunder opzitetende, kete a e keni degjuar gjekundi apo pare? Ja pra, kush eshte partia tuaj kopileshe e kurve e ballkanit, qe ju ka mbledhur ju kodoshet e bij kodoshesh qe te shpifni, e trilloni ashtu sic do partia e zullumqari me i madh i koherave psikopati Rama. JU, shpura hajdute, bagabonde, mafioze, narkomane, nuk ju ben pershtypie kjo kohe e tera qe ju kane zbathur mbathjet duke ju kapur me vjedhjet e abuzimet katastrofike qe keni vjedhur, por se keni ardhur ne pushtet, faij e ka SALIU, e opozita, kurse ju, qe jeni lubite e pa pare, jeni xhentelmen, me fytyra banditesh.

  2. Nuk u bene nje here njerez keto morrat kuqomavi. E lane kete vend ne fund te Europes per turp.
    Jane mesuar pa opozite prej 80 vite.

  3. Kontrata e PD per 60 mije USD

    Kështu, Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime nga SHBA, por i mbështetur nga Rusia dhe Putin.
    Por ju shpellkaret e pd komentuesa nuk i besuat ato qe ju shkruaja dje,sot kur lulzimja e pranon lobimin del nje qe gjithmone rrenave dhe idjotesite e lulushit i vendos XIXA per tja zbukuruar me lloj lloj karlliqesh fjalet e lulushit

  4. Pershendetje! Po si eshte e mundur qe kur i behej thirrje qeverise te nderpriste te gjitha koncesionet e investimet ne vend e ata para tja jepte populli, pse nuk e nderpreu edhe Lul Holandezi kontraten e lobimin ne gjendje emergjence ato 10 mij $ ne muaj t’ja jepte njerezve ne nevoje??? Bej si them une por mos bej si bej une!!

    1. A nuk është më mirë që të heqë nga vetja opotita 10 mijë euro për të shpëtuar Shqipëria nga vjedhjet prej qindra milionash nga qeveria ?

  5. Ngatërron tamponët me kalibruesit (po 7×7=42 ngelet në vend të parë)shpellkare mos e harroni kete thenie e shekullit

  6. Lulushi te tregoje moral nuk ka lidhje me parate,prandaj duhet te mendohet mire para se te flase se per ndryshe te kthehet mbrapsht o lulush

  7. Ultimatume qe na japin keta horra, morra, e qe nuk na thone para milionave qe kane shperdoruar e vjedhur, e qe po vazhdojne te vjedhin, flasin si e ema zeqos maje thanes, sepse kete ua thote koke katrori Balla, sekretari i zise rilindase. Keta qe komentojne per 10,000 mije dollare te kontraktuara me dokumente mareveshjeje, na e quajne abuzim, por kane harruar BILALIN, kane harruar listen e gjate te vjedhjeve e abuzimeve qe ua ka thene kontrolli i larte i shtetit, kane harruar vjedhjet me rruget, koncesionet, tenderat, etj, e tj por ca ti numurosh ketyre zorraxhinjeve driteshkurter, keta jane si krimba te ngjitur pas mashtruesit qe i ka semure nga memoria, e mendimi demokratik. Me mbeturin nuk behet demokracia, me kodoshe, nuk behet pastertia, me drogmene, nuk behet qeveria,,,,,,e,,, kete fatkeqesi e paskemi patur ne.

  8. Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha duket i përkushtuar ndaj familjes së të fejuarës së tij, Armina Mevlani.

    Së fundmi ai ka punësuar vjehrrin e tij Arben Mevlani në televizionin e ri, ku siç është raportuar “de fakto”, është nën pronësinë e tij.

    Arben Mevlani është shfaqur mbëmjen e djeshme duke dhënë lajmet e edicionit të mbrëmjes, duke braktisur televizionin Klan Plus, ku e kishin dërguar më parë.

    Ndërkohë, krushku Sali Berisha ka bërë një përpljekje për ta reklamuar transmetimin edhe në rrjetet e tij sociale për të afruar sa më shumë shikues.

    Më herët, administratori i këtyre mediave Çlirim Peka, ka reaguar duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin, ku siç raportohet deri më tani, ka shpenzuar 1 milionë euro si dhe “rastësisht” studiot i ka në pallatin e Monika Kryemadhit,tv e kapura nga rama si thote lulushi xixa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *