• |
ide | kryesore

Godet “Dojçe Vele”: Pandemitë, kohë e artë për autokratët

Lajme, Të fundit



Pandemitë kërkojnë përgjigje në rrafshin mjekësor, por shumë më shpejt se to mjaft qeveri dhe politikanë u përgjigjen me diskurse, praktika dhe mjete lufte.

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një sprovë për njerëzimin” – u shpreh në një fjalim kohët e fundit presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Me këtë mënyrë shprehjeje ai është thuajse i vetëm në korin e mjaft politikanëve, që në emër të shëndetit kolektiv po përdorin e ripërdorin retorikë lufte.

“Retorika apo narrativa e luftës është e papërshtatshme për të folur për pandeminë e Covid-19, përveç rastit nëse këtë virus e kanë përdorur si armë biologjike” – thotë për DW, dom Gjergj Meta. Sipas tij mbi një metaforë të tillë nuk mund të ndërtohen strategji për përballimin e Covid-19:

“Jam kundër kësaj metafore edhe për shkak të gjendjes emocionale që ka shkaktuar tashmë tek shumë njerëz. Me pretekstin se po merren masa parandaluese është shtuar tek njerëzit paniku” – thotë ai

Militarizimi i hapësirave publike

Një fenomen, i cili është njëfarësoj vazhdim i retorikës së luftës, është dhe militarizimi i hapësirave publike. Një nga manifestimet e tij në Shqipëri është nxjerrja në rrugë e autoblindave me pretendimin për t’u bërë të qartë njerëzve se kjo nuk është lojë.

Ish-Presidenti i Shqipërisë, ish-gjenerali Alfred Moisiu, thotë për DW se nuk sheh “asgjë të jashtëzakonshme në nxjerrjen e ushtrisë në rrugë.” Sipas tij “shqiptarët janë të mësuar me forca policore që patrullojnë në rrugë dhe nëse nxirret ushtria, ajo ka tjetër hije”, sepse jepet mesazhi “që gjendja është serioze dhe nuk duhen shkelur masat e marra. Qëllimi e justifikon mjetin.”

Skenografi e një teatri të disiplinës

Kurse prof. Artan Fuga mendon se “është më e lehtë të sillesh si kapter zbori me qytetarët që trajtohen si rezervistë sesa t’i trajtosh si pushtetar në shërbim të tyre”. Sipas tij nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit në kuadrin e masave kundër virusit lidhet me dëshirën për të treguar potencë.

“Autoblindat nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit vetë dhe as mund të përdoren realisht për të imponuar karantinën” – mendon edhe publicisti Ardian Vehbiu – “prandaj do t’i shihja si metafora luftarake, ose shenja që pritet të tregojnë mobilizimin publik të shtetit. I përkasin një skenografie, një fasade, një teatri të disiplinës, i cili synon të lajmërojë se diçka po lëviz, se diçka po bëhet, se shteti “e ka situatën në dorë.”

Përdorimi i fjalëve ekstreme dhe masa të tilla lidhen me “pamundësinë për t’u përballur me mjete të tjera, si testimet apo përkujdesja shëndetësore, që në rastin e Shqipërisë është në nivelet më të ulëta evropiane” pavarësisht se vendi ka “specialistë të mirë, por struktura të dobëta” – thotë dom Gjergji.

Klimë mbikëqyrjeje e vazhdueshme

Mobilizimi i frikës nga infektimi krijon një klimë të vazhdueshme dhe të pashëndetshme mbikëqyrjeje. “Kundër kujt drejtohen tanket dhe automatikët? Kë duam të luftojmë e të trembim? – pyet ipeshkvi Meta, i cili sheh tek nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit “një përdorim të shpërpjesëtuar të njërës prej forcave të armatosura.” Pandemia përballohet me rregullat e saj, qoftë edhe me masa të rrepta izolimi, por jo me rregullat e luftës por me masa civile – thekson ai – dhe nxjerrja e ushtrisë në terren është një gjë e papranueshme.

Përkëdhelje tundimesh autoritare

Reagime të tipit “jemi në luftë” dhe angazhimi i forcave të armatosura për t’iu përgjigjur një emergjence shëndetësore publike në një vend me demokraci me defekte si Shqipëria, ku dhuna shpesh manifestohet në raste mosmarrëveshjesh politike, “përligjin autoritarizmin, qoftë edhe thjesht në kontekstin e masave që merren kundër pandemisë, – mendon publicisti, Ardian Vehbiu.

Dhe në kontekstin e situatës politike të krijuar në Shqipëri, me opozitën të vetë-përjashtuar nga jeta parlamentare dhe krizën e rëndë të gjyqësorit, Vehbiu sheh një rrezik të tërthortë që kryeministri Rama “politikan më i zoti se kundërshtarët e vet dhe që gëzon simpatinë e aleatëve tradicionalë të Shqipërisë, si Italia dhe Turqia, por edhe Gjermania, të ndihet i përligjur në tundimet e veta autoritare, ose për të vendosur pa pyetur njeri.”

Krizat nuk janë kohë për të miratuar ligje të reja

Inskenime që nxisin autoritarizmin janë edhe ndryshimet e miratuara së fundi në Kodin Penal në Shqipëri nën moton burg për ata që shkelin rregullat e vendosura gjatë pandemisë së Covid-19 si dhe përdorimi i dronëve për të kontrolluar hapësirat publike dhe gjurmuar shkelësit e karantinës.

“Mirë do të ishte që situata të tilla, të jashtëzakonshme, të përballohen me legjislacionin ekzistues; sepse në momente kritike, nuk është koha për të miratuar ligje të reja. Historia në vende të ndryshme, edhe në demokraci me tradita të ngulitura, tregon se legjislacioni që kalohet në momente kritike kthehet pastaj në një pengim të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve, duke i shërbyer shtetit dhe pushtetit, me pretekstin se po mbrohet qetësia dhe shëndeti publik.” – thekson Vehbiu.

Një problem tjetër përbën rreziku që militarizimi për t’ju përgjigjur një krize në sferën e shëndetit publik të shndërrohet në një vend me demokraci të si Shqipëria në një model për mënyrën e reagimit të shtetit në raste ngjarjesh të tjera kritike.

“Strukturat dhe institucionet që përftohen dhe konsolidohen duke luftuar emergjencat nuk janë, për nga natyra e tyre, pluraliste dhe demokratike; dhe suksesi i tyre mund të shndërrohet, lehtë, në kërcënim për qytetarin, në afat të gjatë. Tani për tani, fokusi është te kontrolli i përhapjes së infeksionit; por asgjë nuk garanton që nesër nuk do të lindë nevoja për të kontrolluar diçka tjetër.” – vëren Vehbiu. /DW



9 Comments

  1. Eksperienca, e studimi faktik i veprimeve te diktatoreve te rinj, qe me veprime e taktika puciste e anti demokratike, sot ne kete kohe pandemie, po shfaqen si popullore, atdhetare, e nacionaliste te epur, qe si e si te fshehin qellimet e tyre te karierizmit per pushtet me ane te forces, por edhe te mashtrimit te opinionit, si brenda vendeve te tyre, ashtu edhe opinionit europian, sic kane bere edhe der me sot. RReziku eshte ulur kembe kryq ne shtetet e permendura, por me keq se kudo eshte Shqiperia. Mos e kundershtoni sepse eshte e vertetuar katerciperisht gjendja aktuale e vendit , epopullit qe e drejton ky pushtet pushtues.

  2. Deutche Velle mire ben qe e sheh ne kete kendveshtrim kete situate, por i bie rreth e qark muhabetit, qe ” … nuk eshte mire qe qeveria po i tejkalon masat represive, ka rrezik, etj”. Jo ore jo, keto forca te zeza pikerisht kete duan, perdorimin e ketij virusi si arsye per vendosjen e diktatures. Keta prandaj e sollen (e hodhen) vete kete virus ne mbare boten. Ja shembulli i fundit tek ne, shtyrja deri me 23 Qershor e karantines, me justifikimin se “virus armiku eshte akoma mes nesh”.

    Prandaj eshte shume e rendesishme te kuptohet origjina e virusit, kush e hodhi, si perhapet, a ka ndikim rrezatimi nga satelitet/antenat tek ecuria e semundjes dhe imunitetin e njeriut, cili eshte qellimi i tyre perfundimtar, qe as nuk e fshehin me: diktatura me e tmerrshme ne histori.

    1. Ore tia e ke degjuar intervisten e ministres se shendetesise, jo deri ne qershor po min deri vitin tjeter. Ne qershor pritet ta lerojne pak, po nuk do heqin gje.

  3. Sidomos autokrate bij e niper DIREKT TE DIKTATURAVE KOMUNISTE EVROPIANO-LINDORE TE PARA VITEVE -90!

  4. Ama krahasimi real që duhet të bëjë opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013, kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75, pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krahasojë veten me Edi Ramën, duhet t’i thotë faleminderit që e përmirësove Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lame, në vendin e 84.Ky eshte klasifikimi nga reporteret

  5. Shihi me qarte klasifikimet o idiot rilindas, qe me ekonomine, drogen , eksportin e njerezve, hajdutlleqet, zbatimet e ligjeve, e pushtimin e pushtetit e pastaj na u levdo me morrat e kuq.

  6. Tek lexon kete artikull te ben pershtypje qendrimi i ish-Presidentit dhe ish-gjeneralit Alfred Moisiu
    te shprehet se ia vlen nxjerrja e ushtrise dhe e mjeteve te renda luftarake ne rruge per te
    treguar seriozitetin e situates sepse sic shprehet ai QELLIMI E JUSTIFIKON MJETIN.
    Eshte per te te ardhur keq qe nje burre ne moshen e tij, qe ka pasur funksione te larta ne te
    dy epokat te behet megafon i rendomte i Edi Rames , te beje avokatin e veprieve te tij
    antikushtetuese dhe te perdore nje shprehje qe ishte motoja e Hitlerit dhe nazizmit se
    QELLIMI E JUSTIFIKON MJETIN. Dihen pasojat e zbatimit te kasaj parulle per Gjermanine,
    Europen ,boten dhe vete Hitlerin. Ish-gjenerali ish-komunist duhej ta thoshte edhe parullen
    tjeter te Rajhut te Trete: NE VEND TE GJALPIT TOPA qe pershtatur per regjimin Ramist
    do te thote ne vend te rritjes se numrit te tesimeve, ne vend te ndihmes se familjeve e njerzve
    ne nevoje te cilet po perjetojne situata ekstreme te keq-ushqyerjes deri ne uri, KM mbush
    rruget me ushtare me arme dhe mjete te renda luftarrake. Per ke e ka kete demonstrim
    force valle. Sigurisht per artmiqte e jaqshtem jo. Atehere per armiqte e brendsheem, dhe
    armiku i brendshem i KM dhe Rilindjes famekeqe eshte vete populli.
    Cudi e madhe. Pse u dashka te nxirren ushtare te armatosur dhe mjete te blinduara per te
    frikesuar nje popull qe s’shte i zoti te beje as shurren pa lejen e qeverise ete KM?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *