• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez pronare klubi: 2,6 miliardë dollarë për 80% të aksioneve

Sport



Nga futbolli amerikan tek bejsbolli. Jennifer Lopez, një nga yjet e spektaklit të fundit të Super Bowl, kërkon të vendosë duart mbi New York Mets. Lajmi është dhënë nga Scott Soshnick, ish-reporter i Bloomberg, e është marrë nga media të ndryshme amerikane. J-Lo e shoku i saj Alex Rodriguez (për më tepër është ish-ylli i rivalëve të qytetit të Mets, New York Yankees) kanë kontaktuar JP Morgan Chase, bankën më të madhe në Shtetet e Bashkuara, për të siguruar kapitalin e nevojshëm për këtë investim: bëhet fjalë për rreth 2,6 miliardë dollarë për 80% të aksioneve.

Shifra është ajo që familja Wilpon, pronare e klubit, i kishte kërkuar filantropit Steve Cohen në dhjetor, përpara se tratativa të rrëzohej. Një shumë parash e frikshme, të cilës cifti Lopez-Rodriguez nuk mund ti afrohet (pasuria e tyre vlerësohet rreth 750 milionë dollarë). Ky është edhe motivi që të dy janë në kërkim të investitorëve e i janë drejtuar kolosin amerikan të shërbimeve financiare. Në fakt, duke shfrytëzuar imazhin e tyre është e mundur që operacioni të kryhet. Nuk është aspak e rrallë, theksojnë mediat amerikane, që njerëz të famshëm vendosin fytyrën e tyre në operacione të tilla, duke u bërë imazhi i një shoqërie edhe pse duke mbajtur një kuotë minorance.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *