• |
ide | kryesore

Jlo gjobitet sërish për fotot e përdorura

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez u padit me 150,000 dollarë sepse publikoi një foto të sajën pa miratimin e fotografit.

Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017. Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”. E drejta e fotografisë i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Sipas padisë, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *