• |
ide | kryesore

KLSH zbulon skandalin/ Qeveria pagoi fshehtas 2 kompani të huaja për imazhin e saj

Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi mbi financat publike, ka zbuluar dy VKM të sigluara “sekret”, të cilat hedhin dritë mbi pagesat që Qeveria Shqiptare ka kryer me paratë publike.

Gjatë leximit të raportit të KLSH vihet re se aty flitet për dy VKM sekrete që lidhen me dy kontrata të larta që kanë marrë para nga Fondi i Kontigjencës. Financat publike janë përdorur në mënyrë sekrete për të çuara para në kompaninë Ukrainase “APCO Worldwide” dhe një pagesë tjetër sekrete për konsulencë nga kompania “ERNST & YONUG”.

Sipas KLSH: “Këtë vit janë përdorur 2 VKM (të sigluara “sekret”), në shumën 127.65 milion lekë, e konkretisht VKM nr.115, datë 23.02.2018 për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vlerë 80.40 milionë lekë (720,000 Euro) “Për autorizimin e MPJ për lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “APCO WORLDWIDE” (këshillimi & promovimi) dhe VKM nr.308, datë 23.05.2018 për Ministrinë Financave dhe Ekonomisë, në vlerë 47.25 milionë lekë (375,013 euro) “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG”, për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë”.”

Siç vërehet qeveria ka akorduar 80.40 mln lekë për një kontratë me firmën “APCO WORLDWIDE”, nje kompani PR dhe promovimi me lidhje të forta dhe të ngushta me eksponentë të rëndësishëm politikë.

Ajo është përdorur nga Nursultan Nazarbajev (ish presidenti i Kazakistanit) dhe nga shumë kompani të tjera për të rregulluar imazhin e tyre dhe çështjet e tyre politike.

Kompania ka si ekspertë të jashtëm rreth 20 figura nga fusha politike ne SHBA, BE, Izrael dhe më gjerë ku përfshihen ish ambasadorë të SHBA-së, anëtarë të këshillave të jashtëm dhe kështu me radhë. /Panorama.al

Kpmpania pR Ukraina-PR Raporti i KLSH

Raporti i KLSH



9 Comments

  1. Ja, tek e ke dhe kush jeni ju, qe sulmoni PDne se na ka paguar 60.000 mije dollare per lobim. Po ju hajduterit qe veproni maskuar , tani qe ju ka kapur kontroolli shtetit, pra shteti, a duheni denuar, ? Kjo eshte menyra e stili tuaj partiak, si ne kohen baballareve me veprim alla sigurimi, sepse kete menyre e ka prefeksionuar pionieri Librazhdit, skuthi Balla, ne konsulte me psikopatin e banditet e tufes rilindase. Eshte koha, pavaresisht pandemise, te na tregoni per kete rast sepse eshte denoncuar nga organi mbikqyres shteteror, e ne se ka prokurori, ju duhet te viheni para drejtesise per abuzim, shfrytezim, e vjedhje te taksave te popullit.

  2. Ore po na i nxirrni keto dokumentet ku shkruhet ‘ SEKRET’ se mesa di une nuk ka VKM ‘ SEKRETE’ .
    Po te ishte sekrete nuk do ta gjente keshilli i larte i shtetit.
    Apo ka dale ne mode tani , Tendera SEKRETE,… VKM sekrete…
    Nuk qenkan sekrete perdersa po shkruani ju si portale, apo jo.

    Pse duan ti japin cdo lajmi nje ‘ natyre ‘ konspiracioni ?

    JA O POPULL PO TA HEDHIN SE ESHTE SEKRET.

  3. ca ti bejme kur populli pellazg i ka lene perball lulzimet& co docer perball docerve. dhe nje popull iliro pellazg qe tmerrohet dhe nga hija vet. ndoshta e ka hak pse jo?! hak e ka.

  4. Po’ ti pale qene Duke ngrene ferra
    Ne skeni degju gjo si Pal Vata
    E Ka Bo Enveri me koken ne vet .
    Popull me te dhjere nuk gjen ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *