• |
ide | kryesore

Lajmi i keq nga OBSh/Vetëm 2%-3% e botës ka krijuar imunitet kundër Covid-19

-Instant, Lajme, Stil



Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore – ndoshta 2% ose 3% – ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19. Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.

“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë,” tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, mbajturtë hënën. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë.”

Ama, testet serologjike që zbulojnë sa përqind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë – sugjerojnë se ky numër është i vogël.

“Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar,” tha Tedros. “Jo më shumë se 2%-3%.”

Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive, tha se edhe nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër Covid-19, nuk do të thotë se është imun.

“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test serologjik vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë.”

Anabel/Burimi: The Guardian



1 Comment

  1. OBSh kete pune ka, po nuk pati alarme nuk ka arsye perse te jetoje . Kete puxne beri me gripin e Derrit, me gripin e Pulave etj etj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *