• |
ide | kryesore

Merkato e çmendur e Manchester United: Kane, Sancho e Koulibaly për një skuadër ëndërrash

Sport



Manchester United kërkon të kthehet në nivele të larta dhe shpejton ta bëjë këtë me një merkato të fuqishme në verë, në kohën kur pjesa më e madhe e klubeve mund të jenë në vështirësi për shkak të krizës që pason emergjecën koronavirus. E lista e dëshirave të Djajve të kuq, për të mundur të kthehen të luftojnë për objektiva të rëndësishme është e gjatë dhe mund të ndezë merkaton e futbollit. Në shënjestër të United janë emrat e Harry Kane, Jack Grealish, James Maddison; por në listë janë edhe lojtarë të rëndësishëm jashtë Premier League, si Sancho, Havertz e Koulibaly.

Kane, sulmuesi 26 vjecar i Tottenham, që vjen nga një dëmtim, është përfolur prej kohësh për një kalim në Old Trafford, por këtë herë mund të jetë rasti i duhur, duke qenë se e ka bërë të qartë dëshirën për tu larguar nga Spurs. Nuk ka ende një lëvizje zyrtare, por interesimi për një numër 9 i United është i ditur dhe aftësia e lojtarit të kombëtares para portës është dicka që i pëlqen shumë drejtuesve të klubit nga Manchester. Vështirësia është se për Kane, në tavolinën e tratativës mund të vendoset shifra record prej 200 milionë euro.

Duke qendruar në Premier League, Manchester United ka hedhur sytë nga dy lojtarë anglezë për të përforcuar repartin e mesfushës: bëhet fjalë për Jack Grealish, datëlindja 1995 e kapiten i Aston Villa, e për James Maddison të Leicester, 23 vjec e që tani në xhiron e kombëtares së Tre Luanëve. Sipas Evening Standard, cmimi i Grealish duhet të sillet rreth 70 milionë euro, ndërsa për Maddison nevojiten 90; edhe pse për këtë të fundit duhet mundur konkurenca e Everton.

E ndërkohë me Paul Pogba të destinuar të largohet nga United, klubi e ka kthyer vëmendjen tek anglezi Jadon Sancho. Sipas asaj që bëhet e ditur Djajtë e Kuq po merren me detajet e fundit të akordit me Borussia Dortmund për të marrë anësorin në Old Trafford. Sipas The Sun, nuk është arritur ende pakti me klubin gjerman por flitet për një ofertë prej 130 milionë euro. Problemi është se Dortmund nuk do të ulë cmimin aspak, duke qenë se anglezi ka një kontratë deri në 2022. Për repartin e prapavijës ëndërra quhet Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi senegalez i Napolit është zgjedhur prej kohësh nga Solskjaer, sidomos nëse Roma vendos të blejë përfundimisht Chris Smalling.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *