• |
ide | kryesore

Nuk quhet më Camp Nou: për herë të parë në histori Barcelona shet të drejtën e emrit

Sport



Koronavirus po revolucionarizon botën, edhe atë të futbollit. Kështu tek Barcellona po përgatiten për një vendim historik: të ndryshojnë emrin e Camp Nou për të mbledhur fonde për të luftuar pandeminë. “Duam të dërgojmë një mesazh universal. Për herë të parë në histori dikush do të ketë mundësinë të vendosë emrin e tij në Camp Nou e të ardhurat do të shkojnë plotësisht për komunitetin”. Kështu, zëvendëspresidenti i Barcellona Jordi Cardoner, ka komentuar vendimin e Këshillit drejtues të klubit për të shitur për herë të parë në histori të drejtën e emrit të stadiumit mitik, që sezonin e ardhshëm nuk do të quhet më Camp Nou, por do të ketë emrin e një sponsori. Shifra që do të paguhet për këtë investim do të shkojë në një mbledhje fondesh për luftën kundër koronavirus “në Katalonjë e në pjesën tjetër të botës”.

Në një komunikatë për shtyp, Këshilli shpjegon që “klubi do të dhurojë të gjithë të ardhurat nga shitja e të drejtës së emrit të impiantit për të luftuar pandeminë globale”. “Këshilli ka marrë një vendim që ka natyrë vecantie – thekson komunikata – , në lartësinë e përgjigjes për të cilën njerëzimi ka nevojë në këtë moment të një paqartësie të madhe: por të gjithë duhet të japim më të mirën për të ndaluar efektet e kësaj pandemie globale që ka paralizuar planetin”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *