• |
ide | kryesore

Reporterët pa kufij/ Shqiperia bie dhe më shumë në klasifikimin e lirisë së mediave

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka humbur dy vende në raportin për lirinë e shtypit në botë të Reporterëve Pa Kufij, për vitin 2020. Në vitin 2019, Shqipëria u rendit në vend të 82, por për një vit ajo ka humbur dy vende duke u renditur në vendin e 84, për shkak të përkeqësimit të lirisë së medias dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Shqipëria ka rënë 7 vende që prej vitit 2018, duke shënuar një përkeqësim serioz të lirisë së shtypit dhe të të drejtave të gazetarëve në një vend kandidat për anëtar në BE. Para Shqipërisë renditet Haiti, Kirgistani, Maldivet, Qipro Veriore (pjesë e Turqisë), dhe Timor-Leste.

Madje edhe Malta u rendit më mirë se sa Shqipëria, pavarësisht se këtë vit kryeministri dha dorëheqjen, pasi u publikuan lidhjet e tij në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Shqipëria la pas Sierra Leonen, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas raportit, në vitin 2019, qeveria me justifikimin për të kontrolluar lajmet e rreme, u përpoq të kontrollonte mediat në vend.

E ashtuquajtura paketë anti-shpifje u votua nga Kuvendi në muajin dhjetor. Kjo paketë ligjore rrit censurën dhe i bën gazetarët më të prekshëm nga presioni i qeverisë.

Zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të “përkeqësojë më shumë situatën e lirisë së medias në një vend, ku qeveria në mënyrë të rregullt ndalon aksesin e gazetarëve në infromacionin zyrtarë dhe kontrollon tregun e televizioneve përmes shpërndarjes së licensave të transmetimit”.

Reporterët pa Kufij ka kritikuar qeverinë për përdorimin e tërmetit si një justifikim për të arrestuar dhe për të burgosur gazetarët dhe për të penguar lirinë e medias. Gjithashtu, në raport thuhet se dy gazetarë dhe aktivistë u arrestuan për përhapje të lajmit të rreme dhe mediat online kritike ndaj qeverisë u mbyllën.



7 Comments

    1. Nuk te vjen turp o militant i peshtire!!!
      Pyetja nuk eshte kush jane mediat e mbyllura por a ka media te pa varura apo a ka ndonje media qe thot qofte edhe nje llaf kundra qeverise??
      Po emisioni qe denoncoivjedhjen tek Unaza e re ku e ke tani?
      Po emisioni i Adi Krastes qe fliste shpesh kundra pushtetit ku e ke tani?
      Ka dhe 2-3 emisione te tjera qe po nuk me kujtohen.
      Po 100 Milion Euro Francesco Becchettit kush do ia pagoj, apo nuk quhen kto?
      Ju jeni qenje e poshter doni me ta shit sapunin per djath, turp te keni per trut qe keni.
      Une i koptoj Ramen Bashen Salen se ne fund te dites ato dalin me perfitime personale, por une nuk kuptoj kto bythlepirsat qe i qihet nena e baba perdite dhe prape thone rroft ty rroft ai.

    2. a din te lexosh ti apo cohesh qe ne mengjes me vrer per median si rama???? artikulli thjesht informon per vendin qe ze AL;indicet internacionale nuk i ben shkullaku; jan organizatat nderkombetare

  1. Perse mbrapa botes jemi vetem me te drejten e shtypit,? A keni pare e lexuar se ku ndodhemi ne te gjitha fushat e zhvillimit njerezor e shteteror? Ku rradhitemi? Por me keto ”arritje te kesaj qeverie ka akoma sherbyes e servile qe na genjejne e fallcifikojne rrealitetin, e mese miri ket po e ben ky KM, me perkrahesit e kesaj partie ciban, Rilindje, qe nuk dihet si na erdhi, e si u shpif nga trashegimtaret e sistemit te qelbur, qe thame se e rrezuam, por ja qe ende jane e akoma po vegjetojne si fanare ndricues te socializmit te vecante eEnverist,Kushdo sot e kupton, e sheh dhe analizo se ne c;gjendje ekonomiko_politike eshte vendi yne, dhe nuk ka mundesi qe genjeshtra te jete me e madhe se realiteti qe po jetojme, prandaj, duhet qe te mos shtyhet me shume vuajtja, e mjerimi, por te veprohet e te rregullohet cdo gje per demokracine, dhe ekonomine e rropatur te kesaj kohe qe populli e ka humbur perqendrimin nga politika e mashtrimet e qeverise, e nga perrallat e fabulat e psikopatit qe del cdo dite ne TV, a thua se eshte erudit?Populli te mendoi, e te veproi pa humbur durimin, se ndryshe nuk ka vrime per minjte qe e rropen kete popull.

  2. Une pyeta shkullakun o AS se per ty qe vazhdon ti pallosh motrat vajzen mamin per te shtuar rracen shpellkare te salihut,kjo eshte puna per ty AS

  3. Ama krahasimi real që duhet të bëjë opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013, kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75, pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krahasojë veten me Edi Ramën, duhet t’i thotë faleminderit që e përmirësove Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lame, në vendin e 84.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *